TIRANE-  Qeveria pezullon konkurset për punësimin në administratë.

Përmes një njoftimi të publikuar online Departamenti i Administratës Publike njofton se përkohësisht nuk do të zhvillohen procedura konkurimi për pozicionet e shërbimit civil.

“Departamenti i Administratës Publike njofton se përkohësisht nuk do të zhvillojë procedura konkurimi për pozicionet e shërbimit civil.  Me publikimin në fletoren zyrtare të datës 26 Shkurt 2014, të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Nr. 5, datë 06.02.2014, ligji i ri 152/2013 "Për Nëpunësin Civil", parashikon rregulla të reja për pranimin në shërbimin civil.”- thuhet në njoftimin e DAP. 

DAP thotë se në ditët në vijim do të njoftohet mbi rregullat dhe procedurat e reja që do të duhet të ndiqen për këtë qëllim.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)