TIRANË - Në një seanca maratonë prej më shumë se 2 orë e 30 minutash, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike, për pezullimin e hyrjes në fuqi të të aktit normativ për ligjin e “Nëpunësit Civil”.
Nga ana tjetër, PD-ja ka bërë edhe një tjetër kërkesë, për shfyqizimin e aktit normative dhe ligjit i cili i ka dhënë fuqi këtij aktij. Për këtë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende, ndërsa kryetari i trupit gjykues bashkim dedja ka bërë me dije se ky vendim do të njoftohem nëpërmjet administratës gjyqësore.
Gjatë fakteve të dhëna, juristi i PD-së, Ivi Kaso tha se, “akti normativ për nëpunësit është antikushtetues. Kaso tha se, “një ligj i miratuar më votat e 3 të 5 të deputetëve nuk mund të ndryshohet me një akt normativ".
Ndërsa, përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Edlira Jorgaqi tha se, “qeveria ka të drejte të miratojë aktin me fuqinë e ligjit, akt i cili është miratuar dhe në Kuvend”
Sipas saj, Kuvendi e ka miratuar me 3 të 5 e votave, por ka bërë dhe kontroll për kushtetueshmërinë me Kushtetutën.
HALIMI: QEVERIA U BE QESHARAKE
Pas vendimi, ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Eduard Halimi i cili tha se, “qeveria u bë qesharaka në prezantimin para trupës gjykues, kur deklaroi se ka të drejtë të zhbëjë dhe Kushtetutën kur ai e çmon ditën a natën, kjo tregoi hilaritet dhe papërgjegjshmëri të kryeminsitrit që synon të zhbëjë shtetin ligjor dhe Kushtetutën”.
“Kërkesa teknike kishte të bënte me pezullimin e akteteve të aktit normativ kisht synim të ndalonte kalimin e këtij akti në parlament. Në këtë moment gjykata e çmoi të panevojshme të anulojë këtë. Në trajtimin e çështjes në themel do ta shpallë antikushtetutes”, tha Halimi.
ANKESA U DOREZUA NGA HALIMI
Ankesa është dërguar pak javë më parë nga ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, me akuzën se janë shkelur të gjitha ligjet me nxjerrjen e këtij akti normativ, duke kërkuar rrëzimin e tij, demokratët kërkojnë në këtë mënyrë të çojnë deri në fund luftën e tyre kundër mazhorancës.
Për më tepër që dhe presidenti Nishani nuk e dekretoi aktin normativ për shtyrjen e ligjit, duke e kthyer në Kuvend, pasi sipas tij është shkelur Kushtetuta.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

rrëzon kërkesën e parë të PD">