TIRANE- Punonjësit e administratës shtetërore, që kanë statusin e Nëpunësit Civil, do të kenë dy vite kohë për të plotësuar dosjen e tyre me diplomën e cila është e nivelit me vendin ku ata punojnë. Në rast se nuk do të arrijnë atë, atëherë do të veprohet me ndërprerjen e kontratës së punës. “Punonjësit e institucioneve të varësisë, pjesë e administratës shtetërore, të cilët bëhen pjesë e shërbimit civil, si pasojë e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, dhe që në momentin e deklarimit të statusit nuk plotësojnë kriterin e nivelit të diplomës së arsimit të lartë, të pozicionit të punës ku janë të emëruar, të vazhdojnë të punojnë në pozicionet ku janë të emëruar, me kushtin që, brenda një afati 2-vjeçar, t’i plotësojnë këto kushte.