Biznesmeni Nikollaq Neranxi i ka bërë thirrje komunitetit himarjot të protestojë për t’i thëne jo grabitjes së pronave nga piratët e pushtetit.

Përmes një deklarate, Neranxi, Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himariot, tha se ekziston një plan ogurzi i pushtetarëve për të grabitur pronat që u takojnë qytetarëve, i cili duhet demaskohet e të frenohet me çdo kusht. Protesta do të zhvillohet më 14 gusht në orën 19 në Spille.

Neranxi ftoi të merrnin pjesë në të edhe forcat politike, duke qenë se vjedhja e pronave është një problem i rëndë me të cilin përballen të gjithë shqiptarët.

Deklarata e Plotë e Nikollaq Nranxit 

Të  dashur bashkëqytetarët tanë Himarjotë, i drejtohem Himarës me 7 fshatra  ashtu siç ka qenë historikisht  por dhe miqve tanë që duan të na përkrahin  më 14 gusht shoqëria civile  dhe intelektualët e zonës kanë organizuar një miting  në mbrojtje të vendlindjes sonë.

Pushteti vendor dhe ai qendror kanë planifikuar që të shkatërrojnë përfundimisht Himarën. Ndërkohë që ne prisnim të na kthenin pronat  e trashëguara  ata po punojnë jo vetëm që mos na i kthejnë  por dhe të na përzënë nga toka jonë. Në emër  të disa projekteve  fantazëm për të cilat  askush nuk na jep asnjë shpjegim, është moment ta ndalojmë mafjen  që kërko ti verë byrdozerin Himarës, vendit me histori shekullore me burra e gra të mençur, bujar, trima e krenarë.

Është moment ti thërrasim ndërgjegjes sonë sepse kemi në damarët  tonë gjakun e të parëve  të cilët luftuan dhe fituan mbi piratët  detit. Ne sot duhet të përballemi  me  piratët e pushtetit por që kjo të ndodhë  duhet të plotësojmë dy kushte, të jemi të bashkuar  dhe e dyta të jemi të vendosur.

Ne kemi mbështetje  të jashtëzakonshme nga ndërkombëtarët. Ata na inkurajojnë luftën tonë të drejtë. Unë kam takuar disa personalitete  dhe ata më kanë dhënë lejën  që të bëj publike përkrahjen  ndaj nesh, por kërkojnë tyë shohin vendosmërinë tonë.

Të gjithë janë në anën  tonë përveç grabitësve të Himarës, vendit tonë të bukur, me njerëz të mirë  që nuk i ranë në qafë askujt. Shkatërrimi dhe çbërja e Himarës është në prag  dhe ne duhet të jemi në shesh më 14 gusht  në orën 19:00 të darkës për tu thënë se ne nuk  do ta lejojmë. Ko është thirrja e fundit, më vonë do të jetë shumë vonë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)