Neranxi: Premtimet elektrorale
 të qeverisë janë një kontratë 

Neranxi: Premtimet elektrorale<br /> të qeverisë janë një kontratë 
Mbrojtja e interesave të tregëtarëve, zgjidhja e problemeve të tyre, si dhe marrëdhënie e drejtë e tregtarit me shtetin, u trajtuan gjerësisht në konferencën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregëtarëve dhe të Tregut. Kryetari i kesaj shoqate u zgjodh Nikollaq Neranxi, dikur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këtë konference ai solli eksperiencën e tij, si biznesmen, i cili e ka nisur aktivitetin si tregtar i vogël, më pas i mesëm dhe tani tek biznesi i madh me Kompaninë Neranxi. “Unë vetë, e kam filluar aktivitetin si tregtar i vogël, më pas i mesëm e tani jam tek biznesi i madh me Kompaninë Neranxi.

Vizioni im është që në shoqatë duhet të përfshijmë të gjithë ata që merren me aktivitet privat, të vegjël, të mesëm e të mëdhenj. Një qeveri që është treguar e padrejtë me biznesin, gjithashtu e ka rrugën e shkurtër, por edhe një tregtar, i vogël ose i madh, nëse nuk e respekton shtetin, nuk do shkojë larg. Çdo qeveri që vjen, bën një kontratë me ne, premtimet e saj elektorale janë kontrata e tyre, të cilat siç kemi parë rëndom, më së shumti nuk janë mbajtuar, por ka ndodhur edhe më keq, është vepruar edhe në mënyrë të kundërt me atë që është premtuar”, - u shpreh Neranxi.
 
Padrejtësit

Biznesmeni tha se konsultimi mes biznesit dhe institucioneve fiskale, është një detyrim. “Në Parlament bëhen ligje për ne dhe ne duhet të jemi pjesë e vendimarrjes”, vuri theksin ai. Neranxi renditi një sërë padrejtësisht që po i bëhen biznesit duke filluar që nga interesat e bankave deri tek aksioni kundër informalitetit. “Ne nuk kemi pse durojmë më banka që na zhvasin pa fund me interesa marramendëse dhe që i çon në faliment biznese të tëra, të mëdha e të vogla, por shteti duhet të vendosë rregulla të qarta që janë në mbrojtjen tonë. Boll na rropën bankat dhe shteti bën sehir!

Ne nuk kemi pse heshtim kur energjia na mungon dhe na prishet malli, ose vjen me voltazh të ndryshueshëm dhe na prishen makineritë. Dikush duhet të na dëmshpërblejë për këtë.

Ne nuk kemi pse heshtim kur ju përzënë nga vendi ku tregtoni dhe ju çojnë aq larg sa konsumatorit më shumë i kushton karburanti sesa domatet që do blejë. Dhe kjo bëhet sepse dikush i lidhur me pushtetin, ia ka vënë syrin, vendit të tregut për ta bërë pallat apo diçka tjetër.

Ne nuk kemi pse heshtim kur shohim se konkurrohemi në dritë të diellit nga biznesi informal. Dhe ky informali, do fitojë më shumë se sa ne që i paguajmë të gjitha detyrimet në shtet, sepse ai përderisa ka marrë guximin të dalë në treg si informal, nuk ka shanse që të paguajë ndonjë taksë.

*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra