TIRANË – Besimtarët bektashinj festojnë nesër Ditën e Sulltan Novruzit. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në mesazhin dërguar Haxhi Baba Edmond Brahimaj uron të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë kudo ndodhen për Festën e Sulltan Novruzit.
”Me rastin e kësaj dite të shenjtë e të rëndësishme për paqen, ripërtëritjen shpirtërore dhe besimin për të gjithë ju, besimtarë bektashinj shqiptarë kudo ndodheni, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira dhe të përzemërta! Ju uroj lumturi, harmoni, begati, mirësi e dashuri në familjet tuaja!”, shkruan në mesazhin e tij presidenti Topi.
Sipas kreut të shtetit, përgjatë shekujve populli shqiptar ka dëshmuar virtytet më të mira të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektimit të besimit të njëri-tjetrit, duke festuar bashkë sidomos ditët e shenjta.
“Ne i kemi trashëguar gjithë këto vlera unike të tolerancës e bashkëjetesës fetare, të cilat jo vetëm do t’i përcjellim tek brezat e ardhshëm, por edhe do t’ia bashkangjisim vlerave të familjes së madhe evropiane pjesë e së cilës do të jemi.
Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com