TIRANE - Në një seancë të jashtëshzakonshme paraditen e nesërme, në orën 10.00, do të mblidhet Parlamenti për të hedhur në votim të ashtuquajturat tre ligjet e integrimit, si edhe propozimin e kreut të qeverisë për ligjin e amnistisë.
 
Tre ligjet përfshijnë statusin e nënpunësit civil, ligjin për administratën gjyqësore, si dhe ligjin për rregulloren e Parlamentit. Seanca e jashtëzakonshme ishte parashikuar të zhvillohej ditën e hënë, por me argumentin se duhet kohë për grupet parlamentare për të marrë vendimet, Kryeministri e ka shtyre atë për datën 30 maj.
 
Ndonëse e gjithë vëmendja e ndërkombëtarëve është përqendruar te situata që ka përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kuvendi në rendin e ditës nuk e ka përfshirë këtë çështje.
 
Vetëm dy dite më parë, kryeministri Berisha në një takim me numrin dy të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, tha se “opozita ka dy variante për të zgjidhur ngërçin ose të risjellë anëtaret e dorëhequr pasi parlamenti s’ka marrë një vendim, ose të sjellë kandidaturat e reja”, për të cilën Berisha theksoi se është i gatshëm t’i votojë propozimet e opozitës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)