Të enjten Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancën e parë, atë të kosntituimit dhe sipas rregullores drejtohet nga Flora Brovina e PDK si deputetja më e vjetër e parlamentit të dalë nga zgjedhjet.
Një ditë para seances partitë nuk kanë bërë asnjë hap domethënës për zgjedhjen e organeve të reja, fillimisht kryetarit të Kuvendit dhe më pas Qeverisë.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, bëhet sipas propozimit të grupit më të madh parlamentar. Në këtë pikë, pritet që të ketë përplasje ndërmjet PDK-së, në njërën anë, dhe bllokut LDK, AAK dhe Nisma, në anën tjetër. Kështu, edhe ana procedurale e organizimit të seancës konstitutive, duket se nuk është e përmbyllur.
Kështu të dyja blloqet shkojën në Kuvend pa një marrëveshje paraprake, është ende e paqartë se cili koacion do ti sigurojë 61 vota për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Kështu që, nuk përjashtohet as mundësia që seanca të thirret dhe më pas të kërkohet edhe pak kohë, qoftë për negociata të reja apo edhe për të dërguar çështjet kontestuese në Gjykatën Kushtetuese për interpretime.
Bazuar në propozimin për rendin e ditës që e ka bërë Kryesia e kaluar e Kuvendit, grupi më i madh parlamentar është ai i LDK-së, AAK-së dhe Nismës. Por, me këtë propozim nuk është pajtuar PDK-ja
/Shqiptarja.com

VIDEO