Nesër raporti i OKB-së për
Kosovën, Moon i pakënaqu

Nesër raporti i OKB-së për<br />Kosovën, Moon i pakënaqu
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki – Moon, ka shprehur shqetësimin e tij rreth ritmit të ngadalshëm të zbatimit të marrëveshjeve të dala nga dialogu i Kosovës me Serbinë.
 
Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i cili do të publikohet nesër, thuhet se në Kosovë ka mbetur akoma shumë punë në promovimin e tolerancës dhe pajtimit mes komuniteteve.

“Duhet siguruar të drejtat e pakicave, të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve, të përkrahen të drejtat e tyre pronësore dhe të ruhen traditat fetare pa pengesa” thuhet në raportin që përfshin periudhën 16 janar deri më 15 prill 2016.

Në raport theksohen angazhimet nga ana e Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, por sipas tij marrëveshjet duhet të gjejnë zbatim të plotë.

“Ndonëse me shqetësim vërehet ritmi i ngadalshëm i zbatimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në 12 muajt e fundit, shpresoj se do të merren hapa pozitiv edhe nga ndërmjetësuesit e BE-së, për të përfunduar hapat e mbetura dhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera në të ardhmen” shkruan Tanjug, transmeton KosovaPress. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025