Nesër samiti BE, liderët
me qëndrime të ndara

Nesër samiti BE, liderët <br />me qëndrime të ndara
Liderët e BE-së po shkojnë me mendime të kundërta në një samit dyditor nesër nga i cili fuqitë globale dhe tregjet thonë se presin zgjidhje themelore për krizën në eurozonë.

Kancelarja Angela Merkel është shprehur e vendosur kundër shpërndarjes së borxheve mes vendeve të eurozonës. Ajo tha se idetë për një eurobono të përbashkët shkojnë kundër kushtetutës gjermane dhe se vendet nuk mund të vazhdojnë të grumbullojnë borxhe e të thyejnë rregullat. Më herët Merkel kishte thënë se nuk do të ketë borxh të përbashkët në eurozonë sa kohë ajo të jetë gjallë.

Por nga ana tjetër Spanja thotë se e ka të pamundur të vazhdojë të financojë vetveten, me koston super të lartë që kërkojnë tregjet për t’i dhënë asaj borxhe të tjera. Ideja e disa liderëve është që gjithë vendet e eurozonës të garantojnë borxhet e secilit vendit.

Samiti vjen ndërkohë që Spanja dhe Qipro iu shtuan Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë në kërkesën për ndihma financiare. Sllovenia dhe Italia, fuqia e tretë ekonomike e BE ndodhen gjithashtu në vështirësi. Nga ana tjetër vendet europiane janë përballë presionit të votuesve që nuk pranojnë masa të tjera shtrënguese.

Plani që do të paraqitet në samit parashikon një reduktim të sovranitetit financiar të vendeve të euros, një hap i domosdoshëm, por i vështirë duke pasur parasysh diferencat mes ekonomive dhe kultuarave të vendeve anëtare. Plani, i mbështetur nga presidenti i Këshillit Van Rompuy dhe ai i KE Barroso, flet për krijimin e një autoriteti të përbashkët financiar dhe të thesarit që do të ketë fuqi bllokuese mbi buxhetet e vendeve anëtare. Kritikët thonë se edhe ky plan 10-vjeçar nuk i adreson si duhet problemet e Europës.

Në samit nesër nuk do të marrë pjesë kryeministri grek Samaras, që duhet të pushojë edhe një javë pas ndërhyrjes kirurgjike në sy. Vendin do ta përfaqësojë presidenti Papulias.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur