Nesër shorti i tretë dhe i fundit
për anëtarë të KLGJ dhe KLP

Nesër shorti i tretë dhe i fundit<br />për anëtarë të KLGJ dhe KLP<br>
N/komisioni parlamentar ‘ad hoc’ do të mblidhet sërish nesër për të hartuar listën e tretë për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas dështimit të miratimit me 94 vota të parlamentit të dy listave të hartuara më parë me short, n/komisioni do të hartojë ditën e nesërme listën e tretë dhe të fundit.

Ligji për “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikon që, në rast se Kuvendi nuk arrinë numrin e nevojshëm për të miratuar dy lista me nga 5 anëtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë, atëherë n/komisioni harton një listë e tretë.

Dy listat e mëparshme që u zgjodhën me short nuk u miratuan nga opozita në Parlament, çfarë bëri që të shkohet drejt një liste të tretë, që edhe nëse PD dhe LSI nuk japin konsensus, lista në bllok quhet e miratuar.  Ashtu sikundër ka ndodhur në hartimin e dy listave e para, pritet edhe ditën e nesërme lista e tretë më 10 anëtarë për KLGJ dhe KLP, të zgjidhet përmes goglave.

Opozita ka akuzuar maxhorancën se, gjatë procesit të filtrimit të kandidaturave nga avokatia, pedagogjia dhe shoqëria civile, ka përzgjedhur emra që nuk përmbushin kriteret që kërkon ligji. Për shkeljen e procedurave, PD ka njoftuar edhe ambasadat.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin