Vitet që kalojnë ju ndryshojnë jo vetëm në pamjen e jashtme por gjithashtu edhe në sjelljen dhe përgjegjësitë tuaja. Janë vetëm 5 shenja thelbësore që do t’ju bëjnë të kuptoni që ju vërtet jeni rritur dhe nuk jeni më ai fëmija i papërgjegjshëm.
1. Ke gjetur një punë
Normalisht askush nuk punon sepse ka dëshirë të sforcohet, por sepse duhet. Nëse ke gjetur një punë, realisht ke bërë hapin e madh.
2.I paguan vetë të gjitha faturat e tua
Vjen momenti që kupton se gjithçka që të rrethon e ka një çmim dhe kushton. Kështu që nëse je i aftë të paguash të gjitha faturat e tua je mjaftueshëm i rritur.
3.Ndjek lajmet
Nevoja për t’u informuar se çfarë ndodh rreth teje vjen me kalimin e kohës.
4.Nuk je një dalës i rregullt
Nëse vërtet ke hequr dorë nga të gjitha daljet e shpeshta dhe të duket më e arsyeshme të qëndrosh në shtëpi, atëherë ti je rritur mjaftueshëm.
5. U dëgjon fjalën prindërve
Të gjithë e kalojmë atë periudhën kur na duket sikur prindërit e kanë gjithmonë gabim. Por nëse u merr këshillën prindërve dhe të duket e arsyeshme, atëherë besoje: Ti je rritur tashmë.