Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Në dashuri, nëse një histori nuk funksionon, mos u përpiqni që të detyroni të tjerët që të vazhdojnë romancën me ju. Në punë, është periudhë e rëndësishme, ndaj vlerësoni projektet për të ardhmen.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Nëse po përjetoni një romancë me Akrepin dhe Ujorin, shmangni komplikimet. Mos e teproni në punë dhe përpiquni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja reale.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Në dashuri, emocionet vijnë duke filluar nga fundjava e ardhshme. Në punë, qëndroni larg polemikave edhe nëse duhet të pranoni gjërat që nuk ju pëlqejnë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Në dashuri, fundjavën e ardhshme mund të keni disa takime të reja. Në punë, jeni mjaft të inatosur pasi ju është dashur të pranoni shumë kompromise.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Në dashuri jeni pak nervoz, ndaj përpiquni të mos ushqeni diskutime të kota. Në punë, nëse jeni në pritje të përgjigjeve, ato nuk do të vonojnë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Nëse jeni beqarë në dashuri do të keni mundësi të bëni takime të reja, të këndshme. Në punë, edhe nëse ka përplasje me kolegët nuk do të jetë dicka për tu shqetësuar.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Jeni të shpërqendruar në lidhje me romancën me partnerin, ndoshta keni prioritete të tjera. Në punë, mund të ketë lajme të reja, por kushtojini vëmendje disa shqetësimeve të vogla.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Në dashuri, nëse jeni në humor të mirë, nuk do të mungojnë emocionet. Në punë, aspekti i mirë i Saturnit ndihmon projektet e reja.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Në dashuri, ka ardhur koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Ndërsa në punë, së shpejti do të ketë mundësi të çmuara për të ardhmen.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Në dashuri, nëse duhet t’i thoni diçka partnerit, bëjeni bisedën para datës 11. Megjithatë, në punë mos i nënvlerësoni lajmet edhe nëse do t’ju bëjnë të rishikoni disa plane.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Në dashuri, duhet të prisni edhe pak kohë për të përjetuar emocione ndryshe. Nga ana tjetër në punë do ketë të reja të cilave duhet t’i jepni rëndësi.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Në dashuri këto janë ditë paksa të diskutueshme, mos i trazoni gjërat pa pasur nevojë. Në punë, nëse jeni i ri, mos humbisni kohë, mund të keni disa ide të reja për të realizuar atë që dëshironi.