Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Këtë të premte duhet të qëndroni larg ndërlikimit të gjërave në dashuri. Dikush mund të mendojë se ka bërë një lëvizje të gabuar në punë, por mos harroni, gjithmonë mund ta rregulloni atë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Në marrëdhëniet romantike po vjen pak kënaqësi. Bëni gjithçka me shumë qetësi në punë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Duhet të përpiqeni të çlironi zemrën tuaj nga pak axhitim që ju ka përfshirë. Në punë distancohuni nga ata që nuk ju kuptojnë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Kjo e premte pritet të jetë një ditë që paralajmëron disa emocione të tjera në dashuri. Në punë do të merrni lajme të mira mes ditës së premte dhe të shtunën.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Nëse jeni një zemër e vetmuar duhet t’i përkushtoheni dashurisë pa kufizime apo kritere që i keni vënë vetes. Është një periudhë për t’u riparë gjërat edhe në jetën profesionale.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Kjo ditë prag fundjave nis me disa dyshime, kini kujdes të mos i trazoni marrëdhëniet. Do të zemëroheni në punë me ndonjë koleg, por ruani qetësinë.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Çiftet që kanë përjetuar një krizë në dashuri nuk duhet të ushqejnë krizat me debate pa mbarim. Ka një situatë bllokuese në punë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Ditë interesante për të rikuperuar një ndjenjë. Disa pasiguri të vogla ka në punë, por janë gjëra që mund të zgjidhen së shpejti.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Me një person të shenjës Ujori mund të bëni gjëra të mëdha. Bëni një kërkesë deri në fund të muajit nëse keni ndërmend të merrni një përgjigje në punë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Këtë të premte, Hëna është e favorshme, ju lejon të trajtoni më mirë gjërat në dashuri. Është e mundur që kohët e fundit të keni marrë një konfirmim ose që roli juaj të jetë bërë i rëndësishëm.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Ndjenjat mund të lindin sërish këtë prag fundjave. Edhe në punë jeni në një fazë kërkimi, por mos u dekurajoni.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Nëse jeni vetëm dhe dëshironi të përjetoni aventura të këndshme, kjo është koha e duhur. Përpiquni për stabilitet dhe për më shumë dëshirë për të punuar.