Të gjithë njerëzit ndjejnë keqardhje, gëzim, inat, mërzitje, por kur kjo gjë ndodh në mënyrë shumë intensive shndërrohet në një përvojë rraskapitëse e gërryese. Një personi empatik i duhet shumë punë të mbrojë veten nga ‘emocionet’ e të tjerëvr, ndaj ju këshillojmë nëse keni një mik apo mikeshë që ka lindur nën shenjat e mëposhtme, mundohuni t’i ‘ngarkoni’ sa më pak. Ja empatikët e lindur.
1. Peshqit
Peshqit janë një shenjë jashtëzakonisht empatike, që vujanë e gëzojnë po aq sa njerëzit që kanë kaluar një hidhërim apo gëzim në jetë. Peshqit , ndonëse ndonjëherë nuk duan,mbajnë peshën e botës mbi supet e tyre dhe harrojnë të kujdesen për veten. Vendosin nevojat e të tjerëve para dhe ndihen keq kur nuk ofrojnë ndihmë. Mos përfitoni kurrë nga zemra e bardhë e peshqëve.
2. Gaforrja
Gaforrja është një nga shenjat më të ndjeshme në zodiak, kështu që nuk është çudi që ata ta jenë empatikë. Tendencat e gaforres për të qenë tejet emocionalë dhe tendenca e tyre për të “ndjerë ndjenjat” do të thotë se ata dinë të lidhen shumë ngushtë me njerëzit përreth e krijojnë lidhje shumë të forta.
3. Akrepi
Akrepi ka reputacionin e të qenët një njeri i ftohtë dhe arrogant, por prapa kësaj fasade, akrepi është zemërbutë dhe i ndjeshëm (ndonjëherë më shumë nga se duhet)Akrepat ka shumë të ngjarë të ndjehen të tronditur nga natyra e tyre empatike, kjo është arsyeja pse ata preferojnë grupe të ngushta miqsh! Ata janë intensive dhe çdo gjë e përjetojnë me zemër.