Nëse keni një lidhje sot buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës ne fytyrën tuaj...horoskopi për sot

Nëse keni një lidhje sot buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës ne fytyrën tuaj...horoskopi për sot

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Nëse keni një lidhje sot buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës ne fytyrën tuaj. Me partnerin do jeni shume bashkëpunues dhe te dashur. Jeta e beqareve ka rrezik te ndërlikohet edhe me shume nëse nuk tregoheni te kujdesshëm. Jo te gjithë personat janë ashtu siç duken. Për financat nuk priten probleme serioze sepse keni kohe qe keni marre disa masa strikte.

DEMI 21. prill - 21. maj

Dite shume e qete do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni organizues shume te mire te gjithçkaje dhe nuk do keni te papritura te pakëndshme. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare, por edhe dashuriçka pasionante e te shkurtra. Do jete gjithçka ne dorën e tyre. Me Jupiterin ne krah, ne planin financiar keni për te pasur me shume fat dhe do ndiheni me te qete.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Gjate kësaj dite do merreni vesh me se miri me atë qe keni ne krah dhe do jeni me te gatshëm te bashkëpunoni e te planifikoni te ardhmen. Beqaret do kenë surpriza te jashtëzakonshme dhe tashme do e duan edhe me tepër jetën. Një faze shume e bukur ka për te filluar për ta. Ne planin financiar do keni vështirësi me vone nëse nuk planifikoni sot dhe nuk e organizoni si duhet situatën.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Sot pritet te ketë disa probleme ne çift. Te gjitha këto do vijnë si pasoje e mendimeve te ndryshme qe keni mbi paratë. Edhe edukimi i fëmijëve apo çështjet profesionale do jene një molle sherri. Gjithsesi pasojat nuk do jene shume te renda. Beqaret është me mire te qëndrojnë vetëm sepse ne te kundërt edhe ata do kenë debate me atë qe do njohin. Financat do jene te këqija.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Gjate kësaj dite nuk do kënaqeni lehtësisht dhe kjo do jete një sfide akoma me e vështirë për atë qe keni ne krah. Nuk do jeni ne humorin me te mire. Beqaret do jene me te gatshëm për te joshur, por ne fakt mundësitë e sotme nuk do jene shume te kënaqshme. Buxheti nuk do jete i jashtëzakonshëm, megjithatë goxha me i mire se disa dite me pare. Mundohuni te jeni sa me te logjikshëm me shpenzimet.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Molla e ndaluar do ju tundoje se tepërmi sot ne jetën sentimentale. Do provoni gjera te reja se bashku me partnerin dhe do ia kaloni mire. Beqaret këtë here do takojnë dashurinë e shumëpritur. Megjithatë bëni kujdes sepse do keni disa pengesa për te kaluar. Financat do jene te paqëndrueshme. E mira është te shmangni shpenzimet e tepërta dhe jo shume te nevojshme.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Sot do i kushtoni shume vëmendje lidhjes suaj me partnerin. Mundohuni te flisni me te për çdo paqartësi dhe ti shihni gjerat me optimizëm. Vetëm kështu do ndiheni mire dhe te qete për te dashuruar. Beqaret do kenë fat. Ka shume mundësi qe te lidhen me një person te shenjës se ujorit. Pasioni do te ndizet. Planetët do ju ndihmojnë me financat vetëm nëse ju tregoheni te matur.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Nëse jeni ne çift dhe keni një lidhje te forte priten momente te mrekullueshme sot. Do keni shume besim tek partneri dhe ai nuk do iu zhgënjejë. Për beqaret ka ardhur koha te reflektojnë seriozisht për te ardhmen e tyre sentimentale. Kërkojeni sot personin e duhur sepse do ta gjeni. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe seriozitet. Kjo do beje qe ato te jene te qëndrueshme.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Do e kuptoni sot qe marrëdhënia me partnerin nuk është shume e mire dhe kjo për shkak se ju nuk po i kushtoni rëndësinë e duhur. Ndryshoni sa nuk është vone. Mos mendoni se vetëm suksesi profesional mund te sjelle lumturi ne çift. Beqaret nuk do kenë takime dhe do jene përsëri vetëm. Financat nuk do jene shume te mira prandaj mos bëni asnjë investim te madh.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Fale mbështetjes se planetëve nuk do keni për çfarë te qaheni ne jetën sentimentale. Do jeni edhe me tolerante me partnerin dhe do kaloni një dite te bukur. Beqaret edhe sot do e kenë mendjen për aventura. Do keni edhe një zhgënjim dhe një surprize jo te këndshme. Kujdes! Financat nuk do jene te këqija, por Hëna do ju shtyje te shpenzoni me shume sesa duhet.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Çiftet qe kane një kohe te gjate bashke duhet te bëjnë pak kujdes. Mund te ndiheni pak te mërzitur nga rutina dhe doni te bëni ndryshime. Flisni me partnerin për këtë. Beqaret do takojnë dashurinë. Filloni ta jetoni atë hap pas hapi qe ta shijoni edhe me tepër. Ne këtë mënyrë nuk do keni as zhgënjime. Financat do fillojnë te përmirësohen. Kjo do ju beje te bëni ndonjë shpenzim me tepër.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire se disa dite me pare. Mund te keni vetëm ndonjë debat te vogël por qe do kaloje për disa minuta. Do keni shume nevoje për njeri-tjetrin. Beqaret do jene te dyzuar për sa iu përket ndjenjave. Do njohin dike qe do ju pëlqejë, por do ngurrojnë te hedhin hapa me tej. Situata financiare do ketë shume probleme. Kujdes me shpenzimet sepse do vuani gjate.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit

Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit