Nëse Ligji i Arsimit të Lartë rikalon 
në Kuvend, PD drejt Kushtetueses

Nëse Ligji i Arsimit të Lartë rikalon <br />në Kuvend, PD drejt Kushtetueses
TIRANË - Opozita po përpilon hapat ligjorë që do të ndjekë për kundërshtimin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri të arsimit të lartë, duke parashikuar që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
 
Ky ligj pritet të rindezë debatin politik në Parlamentin e Shqipërisë me nisjen e sesionit të ri. Ndërsa maxhoranca pritet ta kalojë këtë ligj në parlament, opozita po përgatitet për mekanizmat ligjore për kundërshtimin e tij.
 
Burime pranë PD konfirmojnë se pas kalimit të ligjit në parlament, proces ky që kërkon vetëm votim nga deputete në seancë, po përpilohen kundërshtitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
 
Demokratët pretendojnë se me ligjin e arsimit të lartë shkelen të drejta kushtetuese për arsim.
 
Ligji i arsimit të lartë, u miratua pas një seance maratonë të posaçme në Kuvend, vetëm me votat e mazhorancës dhe me kundërshtimin e fortë të opozitës,ndërsa Presidenti i Republikës e ktheu për rishqyrtim.
 
Ky ligj pritet të jetë një nga sfidat që demokratët i kanë vënë vetes për të mos lejuar implementimin e tij.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën