Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Nuk do ta dini me siguri se si ta bëni një punë pa ia nisur më parë. Fatmirësisht, ju jeni ndër ata persona që i pëlqen sfidat. Përveshni mëngët dhe futuni punës. Jo nesër, tani!
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Mund t’ju duket herë pas herë se bota është kundër jush, por kjo nuk është e vërtetë. Aktiviteti kozmik zhvendoset në favorin tuaj dhe opinionet tuaja do të ndryshojnë për mirë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Ju nuk keni bërë një gabim që ka rëndësi të madhe, siç pretendoni. Çdokush gabon nganjëherë. Kështu që merrni përgjegjësitë dhe rregulloheni gabimin.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Nëse marrëdhënia juaj duket shumë e ngatërruar, atëherë ndoshta duhet t’i jepni fund. Ndoshta duhet të bëni rregullimet e nevojshme edhe në jetën tuaj personale, një rregullim që t’ju vendosë ju në qendër të gjërave, dhe jo të tjerët.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Nëse ndjeni se jeni në vështirësi, atëherë duhet të kërkoni ndihmë. Problemi i vërtetë është se si të gjithë të tjerët, as ju nuk mund ta zgjidhni gjithçka vetë. Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Ditët në vijim do të zgjohet interesi juaj për një projekt nga i cili keni hequr dorë kohë më parë. Kujdesuni që më parë të bëni përgatitjet e duhura që të keni vetëbesimin dhe njohuritë për t’ia dalë.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Ditët në vijim mund të keni probleme me vetëbesimin tuaj si pasojë e aktivitetit kozmik, por mos u përpiqni të shmangni pyetjet e vështira. Tregohuni i hapur dhe kërkoni përgjigjet e duhura.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Ndihet qartë se liria juaj për të lëvizur sipas dëshirës ka marrë një goditje kohët e fundit, por ditët në vijim do të zgjidhen “zinxhirët” që ju pengojnë. Bëni kujdes që të mos “çmendeni” dhe të mendoni se nuk ka asnjë lloj kufizimi.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Përpuquni të mos lejoni njeri t’ju vendosë poshtë. Kujtojini vetes se suksesi varet vetëm nga ju dhe se mund të injoroni cinikët. Negativiteti i tyre nënkupton se ata druhen që ju mund t’ia dilni.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Çfarëdo të ndodhë në ditët në vijim, e mirë apo e keqe, duhet të besoni që në afatin e gjatë gjithçka do të funksionojë. Mënyra që keni zgjedhur për ta parë botën përcakton se çfarë bote shikoni.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Duhet të dini se asgjë nuk qëndron e pandryshuar përgjithmonë. Shpirti juaj revolucionar nuk është nuk është dukur shumë kohët e fundit. Është koha të rizbuloni veten dhe pasionet tuaja.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Thonë që ajo që nuk ju shkatërron ju bën më të fortë dhe në javët që vijnë do të kuptoni se kjo është e vërtetë. Kujdesuni që në përballjet tuaja të vështira të keni me vete miq e shokë.