"Nëse Nishani bllokon dekretet
e ministrave Kuvendi e shkarkon"

e ministrave Kuvendi e shkarkon"">
TIRANË - Juristët Sollaku dhe Hazizaj bashkohen në idenë se vendimi i presidentit për t’i përcjellë kuvendit veçmas dekretet e emërimit dhe shkarkimit të ministrave të kabinetit Rama, është një rast i paprecedent.

Ish-këshilltari ligjor i presidentit Berisha dhe ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku, është i idesë se tejkalimi i afatit 7 ditor nga presidenti për të dekretuar ministrat Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi, vë në pikëpyetje seriozitetin e institucionit . Ndërsa ish zëvendësministri i Drejtësisë Sokol Hazizaj, është i prerë kur thotë se ky afat është detyrim kushtetues dhe jo fakultativ.

"Për aq kohë sa firma e presidentit është simbolike, nuk ka çfarë të presë presidenti i Republikës. Ai ka detyrimin të respektojë afatin 7-ditor që parashikon Kushtetuta, nga viti 1992 dhe deri tani gjithmonë akti i lirimit nga detyra apo shkarkimi i një ministri është shoqëruar gjithmonë me dekretin për emërimin e tij", thotë Sollaku.

"Por nuk mund të kalojë afatin kohor prej 7-ditësh që do të thotë se akti individual i Presidentit të Republikës në rastin konkret është i detyrueshëm", shprehet Hazizaj. 

Por çfarë ndodh nëse kreu i shtetit Bujar Nishani nuk dekreton ministrat e rinj deri në 24 shkurt? Ligjërisht , kuvendi mund të nisë procedurat e shkarkimit të tij.

"Në qoftë se presidenti do vazhdojë të bllokojë dekretet e kryeministrit për shkarkimet dhe emërimet nuk ka çudi që Kuvendi të legjitimohet për të nisur proceduarën e shkarkimit por në situatën në të cilën ndodhet përbërja e kuvendit, edhe kjo nuk të jep ndonjë zgjedhje të mëtejshme për shkak të numrave që janë në parlament", - thotë Sollaku.
 
"Presidenti i Republikës është një funksion i cili fillon dhe mbaron vetëm në respekt të Kushtetutës dhe padyshim për çdo veprimtari joligjore dhe jo kushtetuese të tij, Kushtetuta i ka dhënë përgjigjen për rastin e ngarkimit dhe shkarkimit Presidentit të Republikës, por kjo nuk është paralajmërim që jap unë. Këtë paralajmërim, këtë detyrim e ka kuvendi i Shqipërisë", - shprehet Hazizaj.

Presidenca ka bërë të qartë se do të presë votimin e 2 dekreteve të saj të para të mbërritura në kuvend në 17 shkurt, para se të përcjellë emërimet e reja, të cilat nuk u hodhën në seancën e së enjtes.

Të kontaktuar në telefon, burime zyrtare në këtë institucion shprehen të gjitha ndryshimet në qeveri që ka dekretuar Nishani që prej 2013-ës kanë qenë raste dorëheqjesh. Ndaj dekretet e emërimeve dhe shkarkimeve kanë kaluar njëkohësisht. Por në këtë rast, sipas presidencën bëhet fjalë për një rast të veçantë.

juristet
juristet

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat