Nëse nuk jemi vigjilentë 'Shteti Islamik' mund të rikthehet!

Nëse nuk jemi vigjilentë 'Shteti Islamik' mund të rikthehet!

Falë misionit të bashkuar të bashkësisë ndërkombëtare, i ashtuquajturi "Shteti Islamik" është mundur gati plotësisht, edhe nëse kjo mund të thuhet me një kufizim: të paktën ushtarakisht e përkohësisht. Por nuk duhet t'i jepemi iluzioneve edhe nëse luftëtari i fundit i IS-it dorëzohet, dhe merret nën kontroll toka e fundit e territorit të tij që para pesë vitesh ishte gati sa Britania e Madhe. Më shumë se një fazë e rëndësishme e fitores nuk është arritur. Bota nuk duhet të flejë mbi dafina, duke menduar se kaloi rreziku i terrorit xhihadist.

Kujdes edhe më tej

Kujdes në të ardhmen duhet pasur edhe për shkak të ideologjisë së salafizmit xhihadist, një pjesë e përhershme e arsenalit që ka frymëzuar akte terroriste. Por jo çdo salafist, pra jo çdokush nga ata që do të jetojë si myslimanët e parë është automatikisht një terrorist. Spektri është i gjerë, dhe shtrihet nga një salafizëm tërësisht jopolitik, deri tek përkrahësit e bindur, se utopia e tyre arrihet përmes dhunës, xhihadit.

Aktivizimi i forcave të tilla mund të ndodhë në çdo moment edhe pas fitores ushtarake ndaj „Shtetit Islamik." Ekspertët llogarisin me afër 30.000 vetë, luftëtarë të IS-it që kanë kaluar në ilegalitet në dy vitet e fundit. Ka gjasa që një pjesë e tyre do mund të integrohet në shoqëritë e mëparshme. Por shumë presin vetëm një shans të ri për luftë. E ai mund t'u ofrohet shpejt, nëse palët në konflikt, krijojnë pa dashur një vakuum, ose nëse SHBA tërhiqet nga Siria. IS-i do ta mbushte shumë shpejt çdo vakuum që do të krijohej, siç e bëri në vitin 2014.

IS dhe organizatat e tij paraardhëse në mënyrë të përsëritur nuk janë marrë seriozisht. Në fitoren e parafundit kundër IS-it në vitin 2008, numri i xhihadistëve që kaluan në ilegalitet në Irak llogaritej në disa qindra vetë. Tre vite më vonë, kjo organizatë u rikthye me një forcë të re, sepse komandantët e saj kishin mësuar nga gabimet e kaluara dhe ishin përshtatur me ambientin e ri. Edhe kësaj here nuk ka për të qenë ndryshe. Një pjesë e tyre, si edhe më parë do të tërhiqet në një luftë guerilase me atentate terroriste, për të vazhduar me përhapjen e frikës dhe tmerrit. Po ashtu ata do të përpiqen që ta transferojnë këtë luftë edhe në perëndim. Prandaj kërkohet vigjilencë e madhe.

Rainer Hermann, FAZ & Klett-Cotta (Helmut Fricke)

Rainer Hermann

Rinia ka nevojë për perspektiva

Vetëm një gjë të ndihmon që t'ua marrë terrenin ushqyes xhihadistëve: Në vendet e tyre të origjinës duhet të ketë kushte që mundësojnë pjesëmarrjen dhe drejtësinë shoqërore, që të rinjtë të mos mendojnë se terrori është rruga e tyre drejt së ardhmes. Edhe pse kushte të tilla në këto vende mungojnë, fitorja aktuale mbi IS-in ka një rëndësi të veçantë. Sepse IS-it i është marrë më në fund territori me të cilin ai „joshte" për të jetuar një „jetë islamike" në një "shtet islamik". /DW

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujdes!: 18/03/2019 18:06

    Prandaj.,kjo eshte nje kembore alarmi,sidomos per Shqiperine!duhet sh kujdes me Rinine ,e sidomos e zona periferike e rurale!..prandaj edhe Europa demokratike duhet ta pranoje Albanine sa me pare de jure",ne E U...,pa u bere larg qofte Albabistan

    Përgjigju
    • Fredi: 18/03/2019 20:22

      Ik ore baj gë greke se ata e quajnë Shqipërinë Albanistan. Ta kanë shpelarë trurin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja