‘Nëse po e sheh këtë poster…’, bashkia e Tiranës zëvendëson tabelat për reklama në postera me mesazhe sensibilizuese

‘Nëse po e sheh këtë poster…’, bashkia e Tiranës zëvendëson tabelat për reklama në postera me mesazhe sensibilizuese

Foto nga posteri

Për shkak të COVID-19,  bashkia e Tiranës hapësirat për reklama dhe marketing po i përdor për mesazhe sensibilizues.

 Në një postim në rrjetet sociale, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shkruan se nisma më e fundit e Bashkisë së Tiranës është shumë e veçantë.

"Nëse po e sheh këtë poster...", quhet nisma e veçantë e Veliajt është për të gjithë qytetarët.

 Nëpër çdo rrugë të Tiranës tashmë do të shihni nga një mesazh sensibilizues, ku cdokush mund të gjejë veten tek ai.

Hapësirat që dikur kanë qenë zënë nga reklamat e marketingut, janë mbushur me mesazhe sensibilizuese për gjithë qytetarët e Tiranës.

Ndër të tjera Veliaj shkruan se për gjyshet e gjyshërit, për vrapuesit, për çiklistët, për një qytetar që thjesht ka dalë këto ditë nëpër rrugët e kryeqytetit, ka vetëm një mesazh: Qëndro në shtëpi.

Ndërsa nuk mungojnë edhe mesazhet e falenderimit për ata që janë në krye të detyrës këto ditë të vështira pandemie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë