Nëse Tafaj dënohet nga Gjykata 
Visar Zhiti zë vendin e deputetit

Nëse Tafaj dënohet nga Gjykata <br />Visar Zhiti zë vendin e deputetit
Nëse Gjykata e Lartë do të dënojë ish ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, ashtu siç ka kërkuar Prokuroria, me 1 vit burg, atëherë ai do të humbasë mandatin e deputetit.

Në listën shumë emërore të kandidatëve të PD në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013, pas Tafajt vjen Visar Zhiti.

Kësisoj, mandati i kalon numrit 13 në listë. Dhe në këtë numër renditet emri i shkrimtarit të njohur ish i burgosur politik i diktaturës komuniste Visar Zhiti, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Kulturës në muajt e fundit të qeverisë "Berisha". Ai u zgjodh ministër Kulture në prill të vitit 2013, pas daljes së LSI-së nga koalicioni qeverisës.

Zhiti u kthye në qendër të vëmendjes kur rreth një vit më parë qeveria "Rama" e propozoi si ambasador në Vatikan, gjë që u mbështet edhe nga demokratët ne Komisionin e Jashtëm të Parlamentit.

Ai që kundërshtoi ishte Presidenti Nishani, pavarësisht apeleve për ta dekretuar Zhitin që i erdhën edhe nga emra të njohur të PD-së, ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Aktualisht, Visar Zhiti është i ngarkuar me punë në Ambasadën Shqiptare në Vatikan.
 
Mbetet për tu parë nëse Zhiti do ta pranojë mandatin e deputetit, apo do të vazhdojë të ushtrojë detyrën në ambasadën në Vatikan. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën