Nesër 17 Shkurti/ Fluks i lartë në doganën e Morinës, shqiptarët e Kosovës zgjedhin ta festojnë Pavarësinë në Shqipëri!

Kukës- Kjo e diel ka shënuar një fluks të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në të dy anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. 

Lëvizje më së shumti janë shënuar këtë pasdite. Dhjetëra automjete me targa të Kosovës po hyjnë për në Shqipëri përmes Doganës së Morinës. Mesa duket qytetarët e Kosovës duan ta festojnë 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Shqipëri.

E hëna e 17 shkurtit është ditë pushimi në Kosovë. Fluksi i mjeteve është edhe i kthimit të qytetarëve të Shqipërisë, që këtë fundjavë e kaluan në Prizren dhe pikat turistike dimërore të Kosovës.

Fluks ka edhe në hyrje për në Kosovë, ku janë vërejtur mjete me targa të vendeve të BE, pasi emigrantët kosovarë ndonëse në numër të vogël, kanë ardhur në vendlindje për të festuar 17 shkurtin.

Policitë Kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa për ato me targa të huaja kontrolli është me procedurë të përshpejtuar. Edhe në orët e para të kësaj të diele ka pasur fluks në të dy anët e kufirit.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 16/02/2025 19:37

    Edhe Shqiperia vendi i tyre eshte. Gezuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Unë besoj se i kemi dhënë Vlorës një ofertë të mirë’/ Rama prezanton kandidatët e Vlorës, nuk kursen lavdërimet për Çuçin: Është merita jote që hoqe murin rrethues të PS-së në Vlorë

‘Unë besoj se i kemi dhënë Vlorës një ofertë të mirë’/ Rama prezanton kandidatët e Vlorës, nuk kursen lavdërimet për Çuçin: Është merita jote që hoqe murin rrethues të PS-së në Vlorë