Tirane- Zëvendës ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof mbërriti sot në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin që do të organizohet nesër me rastin e 5 vjetorit të SPAK. Kasanof u emërua si pasuesi i Escobarit në korrik 2024.
Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.
Vizitën e parë në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eksobar, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.
Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian është mbështetësi kryesor i reformës në drejtësi dhe pavarësisë së SPAK.
Në Seminarin e organizuar pak ditë më parë nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Kuvendin e Shqipërisë me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani deklaroi se ky institucion i ri ka regjistruar një seri çështjesh penale me nismën e vet dhe ka kryer sekuestrime dhe konfiskime asetesh deri 150 milionë euro.
Drejtuesi i SPAK-ut theksoi se hetimet kanë zbuluar lidhje të shumta të zyrtarëve me grupet kriminale dhe e quajti shtyllë të suksesit të Prokurorisë së Posaçme bashkëpunimin ndërkombëtar si në luftën kundër korrupsionit ashtu edhe kundër krimit të organizuar.
Dumani theksoi se sfidë kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK-ut, e cila sigurohet nga ligjet dhe Kushtetuta, dhe që deri tani ka dhënë rezultate premtuese në çështje konkrete.
Ai kërkoi të ngrihet në Kodin Penal pragu prej 500 euro si akt korruptiv, që i takon SPAK-ut, gjë që do ta fokusojë më shumë Prokurorinë e Posaçme në hetimin e çështjeve më të vështira, si dhe mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të posaçëm pas mbarimit të mandatit 9 vjeçar.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
52.1%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet sot në SPAK, thirri militantët në protestë! Policia forcon masat e sigurisë
20 Janar, 07:23
-
Ben Andoni: Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore
19 Janar, 19:45
-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet nesër në SPAK, 'mobilizon' militantët në protestë! Mesazhi për strukturat: SKAP-i vegël e Ramës
19 Janar, 12:11
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë! (DOKUMENTI)
16 Janar, 14:45
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
Një investim shumë i rëndësishëm i pallogaritshëm në para por me vlerë te jashtëzakonshme për të sjell në binarët ligjor dhe moral zhvillimin institucional, ekonomik, juridik, moral dhe shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Mirënjohje institucioneve Amerikane dhe gjithë përfaqësuesve të Spak për punën e bërë, duke i inkurajuar ato më tej ne një mision te jashtëzakonshëm që nuk mund te krahasohet me asnjë pasuri në botë, kur ke kryer një punë të jashtëzakonshme që do mbetet si gur themeltar në strukturimin institucional dhe moral të shoqërisë bashkë me emrin e tyre të memorizuar në themelet e të ardhmes ligjore të Shqipërisë..
Përgjigju