Nesër Asambleja e PS,Report Tv 
zbardh emrat e zv/ministrave 

Nesër Asambleja e PS,Report Tv <br />zbardh emrat e zv/ministrave 
TIRANE - Kryeministri Edi Rama do prezantojë nesër në Asamblenë e PS emrat e zv/ministrave të rinj. Report Tv ka zbardhur emrat e zv/ministrave të cilët do jenë pjesë të kabinetit qeveritar. Kështu, zv/ministre e Jashtme pritet të propozohet Artemis Dralo, përfaqësuese e minoritetit grek, zv/ministre e Brendshme Rovena Voda, zv/ministra të Financave dhe Ekonomisë, Luneda Sufali (ish-drejtoreshë e Lojërave të Fatit) dhe Etien Xhafaj (ish-shef kabineti i Arben Ahmetaj si ministër i Ekonomisë) dhe zv/ministre e Bujqësisë, Besa Spaho. 

Mësohet gjithashtu se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit. Shtimi i një portofoli zv/ministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër.

Në këtë dikaster e konfirmuar është vetëm Voda, e cila më parë ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e emëruar në këtë detyrë pas marrjes së detyrës nga Xhafaj i cili pasoi Saimir Tahirin. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS