Nesër betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Gjukanoviç në konferencën e fundit si kreu i shtetit: Nuk do largohem nga politika

Nesër betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Gjukanoviç në konferencën e fundit si kreu i shtetit: Nuk do largohem nga politika

Milo Gjukanoviç

Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në konferencën e tij të fundit në këtë post zbuloi se nuk ka në plan të tërhiqet nga politika malazeze dhe se gjithë jetën ia ka kushtuar shtetit të Malit të Zi.

“Unë nuk po tërhiqem nga politika, ia kam kushtuar jetën zhvillimit të Malit të Zi. Nga çfarë të tërhiqem… Ia kushtova jetën zhvillimit të BE-së në Mal të Zi. Unë jam një qytetar i përgjegjshëm dhe do të vazhdoj ta mbështes atë politikë në këtë cilësi. Gjithçka që i nevojitet asaj politike do ta ketë mbështetjen time”, pohoi 61-vjeçari, i cili ishte në pushtet për më shumë se tre dekada me Partinë Demokratike të Socialistëve, shkruajnë mediat vendase

Pasi humbi zgjedhjet presidenciale në 2 pril përballë Jakov Milatoviç, Gjukanoviç u tërhoq edhe nga pozita e tij drejtuese në parti. Ndërkohë ditën e nesërme i përfundon zyrtarisht mandate në krye të shtetit malazez.

Ai tha se beson që nuk ka qeveri të përjetshme dhe se vetëm Mali i Zi është i përjetshëm. Të nesërmen Jakov Milatoviç pritet të betohet si president i ri i Malit të Zi. Në ceremoni do marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja