TIRANË - Lulzim Basha nuk do të presë Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës për t'i dorëzuar detyrën, por çelësat e zyrës për kryebashkiakun e ri do ta dorëzojë nënkryetari aktual Enno Bozdo.
Zyra e kryetarit është bosh, por nga e bardhë ajo është shndërruar në pana, kjo si zgjedhje e kryetarit të ri.
Pavarësisht qetësisë që reflektohet në zyrë, në bashkinë më të madhe të vendit tensioni i rokadës ndihet, ndonëse nënkryetari Bozdo e konsideron rutinë të përditshme këtë situatë.
Po kontaktet e stafit aktual me atë të veliajt kanë nisur që ditën kur votat përcatuan e fitues.
Bozdo po kujdeset vetë personalisht që në taviolinën e kryetarit të ri të jetë gjithcka e kopsitur në dosje.Bozdo tha se janë 110 projekte gati dhe bashkë me të gjitha dosjet për projektet dhe për drejtoritë do ti dorëzohen Veliajt.
Teksa i ka uruar suksese në punën e tij në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, Bozdo tha se që në momentin e parë kur është shpallur fitues kanë komunikuar me të gjithë stafin e Veliajt.
“Është kryebashkiak i të gjithë qytetarëve”, - tha Bozdo.
/Shqiptarja.com

VIDEO