Nesër dita nis me ulje temperaturash dhe shi, por si do të jetë pasdite? Zbuloni parashikimin e motit

Nesër dita nis me ulje temperaturash dhe shi, por si do të jetë pasdite? Zbuloni parashikimin e motit

Foto ilustruese

Nesër mbi vendin tonë do të vijojnë që të ndikojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të kushtëzojnë vranësira të dendura dhe reshje shiu herë pas here me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv, sipas meteoalb.

Këto kushte atmosferike do të mbeten deri në mbrëmje kur kemi përmirësim të përkohshëm të motit. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1 °C zonat verilindore deri në 20 °C jugperëndimi i vendit. Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanikë dhe Brigjet e Egjeut vijojnë me mot te kthjellët. Por vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore dominojnë pjesën më të madhe të Europës, ku më problematike situata paraqitet në Gadishullin Iberik për shkak të shirave të dendur dhe stuhive të erës.

Parashikimi i motit sipas meteoalb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 01/03/2020 20:30

    Ne kete vend do te vendoset drejtesi kur te arrestohet ndonje president,kryeminister a ndonje zyrtar i larte pse jo dhe shoket e Cilit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale