Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Escobar mbërrin nesër në Tiranë, takohet me Bashën e Ramën! Zbardhet axhenda e zyrtarit të lartë amerikan

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Escobar mbërrin nesër në Tiranë, takohet me Bashën e Ramën! Zbardhet axhenda e zyrtarit të lartë amerikan

Gabriel Escobar

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë nesër Tiranën zyrtare, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi mes Lulzim Bashën dhe zyrtarit të lartë amerikan do të zhvillohet paradite rreth orës 11:30. Më pas Escobar do të takohet me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00. Ndërsa takimi me kryeministrin Edi Rama do të zhvillohet rreth orës 17:00. Ndërsa nuk pritet që të ketë një konferencë për shtyp.

Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë, para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non  grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm një ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Duket si një mesazh i drejtëpërdrejtë ndaj Berishës nga ambasada e SHBA në këtë javë vendimtare të luftës së tij, jo vetëm kundër Lulzim Bashës, por edhe vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto ditë janë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike. Kujtojmë se zgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike do të bëntë forcën më të madhe opozitare në vend 'non grata' në SHBA, sipas një deklarate të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. 

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundë Lulzim Bashës i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 08/12/2021 19:31

    Ishalla ka ardh me kom te mar. "GOJET E LIGA THONE QE KA ARDH ME BYZYLYK ELEKTRONIK ME VETE POR NUK DIHET SE KUJT DO TE JA BEJ PESHQESH PER VITIN E RI KUJTDO TE JA JAPI GJITHMONE NJE PLERE ME PAK.Se ne me duket nuk po jemi ne gjendje ta bejme vete.Paste doren e mar kush ti vej.........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë