Një emocion i rrallë do të përshkojë mbrëmjen e nesërme shqiptarët anë e mbanë botës, të cilët do të ‘gozhdohen’ para ekranit për të ndjekur finalen e madhe të “Eurosong 2018’, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë, si rrallëherë më parë.
Finalja e madhe e këtij eventi mjaft të rëndësishëm të këngës do të mbahet mbrëmjen të shtunës në Lisbonë të Portugalisë, ku i pari nga shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa. Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ dhe do të performojë i 12 në radhë me këngën ‘Mall’.
Pas tij, e 25 në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron. Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moro, ndërsa do të mbyllë dhe garën. Kjo bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresa për të festuar mbrëmjen e nesërme, pasi urojmë që njëri prej tre shqiptarëve të fitojë çmimin e madh.
(Renditja e këngëve që do këndojnë në finalen e 'Eurovision 2018')
Nesër finalja e madhe e 'Eurovision', ja radha e 3 shqiptarëve që do ngjiten në skenë
Komento
Sa na u be qejfi qe e lame ne bisht Rusine. Poshte Rusia Poshte Putini Rrofshin shqiptaret kudo qe ndodhen.
PërgjigjuSuksese Eugentit! Suksese Ermalit!
PërgjigjuEdhe kengetarja e san marinos jessika eshte me origjine nga shqiperia, keshtu qe ne eurovision kane qene 4 kengetare me origjine nga shqiperia.
Përgjigju