Nesër lajmi i madh? Zeusi 
"frymëzon" Bushati-Kotzias

Nesër lajmi i madh? Zeusi <br />
">
Negociatat ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme në ishullin e Kretës, ku delegacionet përkatëse udhëhiqen nga dy ministrat e jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

Burime nga takimi bëjnë të ditur se nësër dy homologët do të dalin përpara mediave për të dhënë konkluzionet mbi arritjet e negociatave.

Gjithashtu, po nesër Bushati dhe Kotzias do të vizitojnë Oropedio Lasithiu-n, nga ku pritet që të mbahet edhe deklarata e shumëpritur.

Oropedio Lasithiu është një vend tepër i rëndësishëm për grekët, pasi atje mendohet se ka lindur perëndia kryesore e mitologjisë së Greqisë së lashtë, Zeusi.

Sipas planifikimit, pritet që dy ministrat të dielën të vizitojnë shpellën historike Diktaio Andro, ku konkretisht mendohet se ka lindur Zeusi dhe nga ku shpresohet që të ketë lajme të mira.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin