'Të përbashkuar', nesër mbledhja Shqipëri-Kosovë! Report TV zbardh 13 marrëveshjet, nga drejtësia tek arsimi, çfarë pritet të nënshkruhet

Këtë të mërkurë, në Gjakovë qeveria e Republikës së  Shqipërisë dhe asaj të  Kosovës do të ulën në tavolinë për të dakortësuar bashkpunimin në disa fusha të reja. 13 marrveshje priten të firmosen nga kabinetet qeveritare të të dyja vendeve respektive, dukë përfshirë fushën e drejtësisë, arsimit të lartë dhe shkencor, marrveshje në fushën shëndetësore, atë doganore si dhe në fushën artistike. Sipas draft marrveshjes që Report Tv ka siguruar, pika e parë nis më Memorandum  mirëkuptimi për parandalimin e eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.

Në takim, do të ketë një  deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Një marrëveshje do të firmoset për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazor. Sipas draftit, një  marrveshje pritet të nënshkruhet për  fushën fitosanitare. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, e cila I referohet ndarjes së bursave. Një tjeter marrveshje parashikohet për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar.

Drafti parashikon marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve, si dhe Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit.

Këtë të mërkurë do këtë një Protokoll shtesë të marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve, Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit, Marrëveshje Bashkëpunimi në Fushën e Mjekësisë Ushtarake si dhe  Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me "Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të mallrave ushtarake.

Të dyja kabinetet qeveritare mblidhen për herë të 9-të në Gjakovë për të shtirë më tepër bshkpunimin mes tyre.

AXHENDA
11:00 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
11:15 -Mbërritja e kryeministrit Edi Rama 
11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë –Shqipëri
12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
13:15 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Kurti e Rama
14:00 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës
16:00 – Takimi me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:31
Nesër mbledhja e dy qeverive në Gjakovë, zbulohet slogani i zgjedhur nga organizatorët

1686670286_Capture.JPG

‘Të përbashkuar’ ky është koncepti i ri i sloganit i zgjedhur nga organizatorët e qeverisë së Kosovës për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet ditën e nesërme  në Gjakovë.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • donald: 06/08/2023 16:37

    Hipokrizi, fallcitet, maskarallik dihen qe mardheniet mbidis dy qeverive jane skandaloze sepse kafsheria e Albin Kurtit nuk denjon te degjoi BE dhe SHBA e jo me Tiranen prandaj keto mbledhje jane te kota sepse armiqesia eshte e hapur dhe po shtrihet dhe ne popull.

    Përgjigju
  • samiu: 13/06/2023 11:14

    cfar kuptimi kane keto mbledhje nuk e kupton njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë