Nesër mbëmja gala në TKOB, Margariti publikon fotot: Lulet e bardha si homazh për artistët dhe njerëzit që humbën gjatë pandemisë
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
TIRANË- Lule të Bardha që të çojnë drejt hyrjes së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, janë një homazh për të gjithë viktimat që kanë humbur jetën gjatë pandemisë. Edhe pak orë, pas 4 vite e gjysmë, në TKOB do të ngrihet perdja e ku do të ngjitet në skenë dy yje botërorë si Ermonela Jaho dhe Placido Domingo. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar disa foto para se TKOB-ja e re të hapë dyert për artdashësit.
“Dhe pak ore na ndajnë nga hapja e dyerve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit…Këto lule të bardha vijnë si homazh për artistët dhe njerëzit e dashur që humbëm gjatë pandemisë...”, shkruan Margariti.
15 shtatori do të sjellë mbrëmjen gala ku do të ngjiten në skenën e rikonstruktuar të Teatrit të Operas dhe Baletit dy yjet botërorë, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo.Teatri i Operas do të hapë dyert pas rreth pesë vitesh.
Në kuadër të masave kufizuese të pandemisë COVID-19, ata që do të marrin pjesë në mbrëmjen gala do të duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit ose një test negativ PCR të 48 orëve të fundit. Ndërkohë që mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme.
Rikonstruktimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka nisur në janar të 2017 për t'iu nënshtruar kushteve më bashkëkohore dhe moderne. Në një intervistë për ‘Report Tv’, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka thënë se skena e teatrit është rikonceptuar me dy ballkonata, ndërsa është siguruar akustika maksimale. Projekti fillestar i rikonstruksionit është 1.2 miliardë lekë, por për arritjen e standardeve bashkëkohore është përdorur edhe buxhet shtesë
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3020
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Nga dritat e skenës nën mjegullën e internimit, historia e valltares Adivije Alibali
24 Dhjetor, 09:36
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Tiranë/ Digjen 3 autobusë gjatë natës tek Ish-Uzina e Autotraktorit (VIDEO)
24 Dhjetor, 08:09
-
Mero Baze: Një hakmarrje ndaj qytetarëve që e kanë braktisur
24 Dhjetor, 07:02
Megallanomia,Populizmi qe kerkohet te fitohet nga nivelet e uleta te popullsise nuk i sjell asnje te mire vendit
Përgjigju