Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka njoftuar se ditën e nesërme do të ketë stakim të dy stacioneve kryesore të furnizimit me ujë të qytetit të Durrësit dhe zonës turistike në Gjirin e Lalzit (Fushë Kuqe dhe Fushë Milot).

Sipas njoftimit të publikuar ndërprerja vjen si rezultat i remonteve të planifikuara nga ana e OSHEE dhe OST, të cilat do të kryejnë punime teknike në rrjetin e energjisë elektrike.

“Furnizimi me ujë do të normalizohet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe rikthimit të energjisë elektrike. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet më tej në njoftim.