Nesër, më 29 mars hyn në fuqi ora verore dhe akrepat do të lëvizin 60 minuta përpara. Ndryshimi do të ndodhë në orën 02.00 të mëngjesit.
Në praktikë, të dielën në orën 02:00, akrepat do të zhvendosen në 03:00, ç’ka do të thotë se qytetarët do të humbasin një orë gjumë, por do të shijojnë më shumë orë me ditë dhe diell.
Propozimi për ndryshimin e orës u bë për herë të parë në Paris në vitet 1700, nga Benxhamin Frenklinn, si një projekt për të ulur koston e energjisë. Propozimi u nxit nga revolucioni industrial në Angli dhe u vu në zbatim 1916, në disa vende evropiane duke nxitur njerëzit të ngrihen herët dhe të shpenzojnë llambat e naftës vetëm në darkë kush shkonin për të fjetur.
Ndryshimi i orës, pavarësisht diskutimeve në parlamentin evropian për ta hequr, vijon të jetë në fuqi prej dekadash. Ora verore do të qëndroje deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur rikthehet ora dimërore.
Komente







