Nesër nis fushata, Begaj u jep porositë institucioneve: Të garantohet proces i rregullt, partitë kujdes me retorikën! Dënoni shitblerjen e votës

TIRANË- Një ditë para nisjes së fushatës elektorale për 14 majin, presidenti Bajram Begaj mblodhi në ambientet e Presidencës përfaqësues të institucioneve kryesore, si KQZ dhe Policia e Shtetit. Kreu i shtetit dhe mesazhe të forta dhe porosi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai u kërkoi institucioneve përgjegjëse që të monitorojnë fushatën elektorale me kujdes dhe të dënojnë çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, mes tyre edhe shit blerjen e votës.

Begaj tha se zgjedhjet e mëparshme i kanë përballur me fenomene negative, ku një ndër to mund të përmendim edhe strukturën e mbrojtjes së votës që u ngrit nga PD në zgjedhjet parlamentare të 2021. Begaj tha se këto fenomene nuk duhet të tolerohen dhe theksoi se financimet jo transparente apo keqpërdorimi i tyre janë të patolrueshme.

“Partitë politike të përfshihen në fushatë me gjithë entuziazmin, por ky nuk mund të jetë entuziazmi i asnjë institucioni përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Partitë politike duhet të paraqesin vetëm ofertë. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallë herë më fenomene negative dhe me forma të paligjshme si pjesë e fushatës zgjedhore dhe institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses.

Fenomenet e shit blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet jo transparente dhe prishja e procesit zgjedhor janë të patolerueshme. Policia duhet të reagojë përballë çdo fenomeni që mund të cenojë procesin zgjedhor. Monitoruesit dhe komisionerët duhet të punojnë paanshmëri, ju jeni garantët e ndershmërisë së zgjedhjeve dhe garancisë së demokracisë”, tha Begaj.

Një thirrje e pati edhe për subjektet politike. Presidenti kërkoi që përfaqësuesit e partive politike të mos përdorin gjuhë denigruese ndaj njëri-tjetrit, por të angazhohen në garë elektorale me ide për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Të gjithë subjekteve të përfshira në fushatë elektorale, që të mos e konsiderojnë konkurrimin si mundësi të denigrimit të njëri-tjetrit, por të angazhohen në garë me idetë më inovative për përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe për zhvillimin social- ekonomik të tyre, duke ruajtur kulturën, traditat, si dhe duke mbrojtur mjedisin e secilës prej njësive vendore të vendit tonë.

Etika e garës dhe e komunikimit duhet të rrezatojë qytetari, mirësjellje dhe respekt, jo negativitet armiqësi apo agresivitet; argumente dhe jo sharje; mundësi zgjedhjeje dhe jo kërcënime; respekt të ndërsjellë dhe jo armiqësi ndaj njëri-tjetrit. Kjo është fryma me të cilën duhet të zhvillohet një debat i natyrshëm publik përpara një procesi zgjedhor”, tha Begaj. 

Në fund, Begaj u kërkoi qytetarëve shqiptarë që më 14 maj të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të denoncojnë çdo rast intimidimi apo shantazhimi. Në takimin e thirrur nga Presidenti ishin të pranishëm kryesuesja e misionit të OSBE, Glover, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, anëtar të KAS, Drejtuesi i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, Drejtuesja e AMA-s, përfaqësuesi i SHBA, Damien Smith.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:25
Begaj thirrje shqiptarëve: Më 14 maj shprehni vullnetin tuaj në kutitë e votimit, denonconi çdo intimidim apo shantazhim

Presidenti Bajram Begaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që më 14 maj të shprehin vullnetin e tyre të lirë në kutitë e votimit. Begaj u bëri thirrje që të denoncojnë çdo intitmidim apo zhantazhim që mund të marrin gjatë fushatës zgjedhore që mund të ndikojë në votën e tyre.

"Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e jetesës së përditshme, duke filluar nga rruga ku kaloni çdo ditë, lagjia ku rriten fëmijët tuaj, si dhe qyteti apo fshati ku ju banoni. Ndaj ju lutem, në këto zgjedhje, me efekte të menjëhershme në përditshmërinë tuaj, ushtroni vullnetin tuaj, të mirëinformuar dhe krejt të lirë. Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet! Ju ftoj të ushtroni të drejtën dhe pushtetin e votës suaj me gjithë forcën që i takon, duke përmbushur detyrimin tonë qytetar. Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por  janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë", tha Begaj. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjenerali ushtrise vdekur: 13/04/2023 21:36

    O beromo me kujdes amon se po na thy naj kom e kush rri tpagun ty operacionet anej nga gjermania

    Përgjigju
  • Bakja: 13/04/2023 15:53

    Po pa merak Bajramo se gjith administrata eshte ne sherbim te pushtetit sic ka qen e sic do jet.skllever te pushtetit.

    Përgjigju
  • Baba krraba: 13/04/2023 12:12

    Po behet nami me lek e me blerje o Berom dhe me duket se vetem ti nuk e e ditke. Puet ata te sherbimit se kane informacion per cdo detaj, apo ste raportojne ty po vetem Ramushit. Sa ta marrehe vesh ti do kete ardhe Bajrami madh se i vogli po te iken nga shalet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur