Sot nis sesioni i ri, Kuvendi voton Ramën edhe ministër të Jashtëm dhe emrat e rinj në komisione

Sot nis sesioni i ri, Kuvendi voton Ramën edhe ministër të Jashtëm dhe emrat e rinj në komisione

TIRANE- Sot do të nisë sesioni i ri parlamentar. Seanca është njoftuar në orën 17:00 të pasdites. Në rendin e ditës është miratimi i kalendarit, por edhe votimi i dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit dhe emërimit të kryeministrit Edi Rama edhe në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Presidenti Meta dekretoi shkarkimin e Bushatit dhe emërimin e Edi Ramës në postin e kryediplomatit para dy ditësh, ndërsa nesër kryeministri do të marrë zyrtarisht edhe drejtimin e dikasterit të ministrisë së Jashtme. 

Gjithashtu nsot do të zëvendësohen edhe vendet që lanë bosh në komisione ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Vendin e Erjon Braçes në postin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave do ta zërë Arben Ahmetaj. Peleshi pritet të marrë drejtimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në vend të Eduard Shalsit. Bledi Çuçi pritet që të zëvendësohet nga Blerina Gjylameti në pozicionin e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, ndërkohë që si nënkryetar i Komisionit të Integrimit dy janë emrat më të mundshëm; ish-ministri Bushati dhe deputeti Ervin Bushati.

Ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë. PS pritet të propozojë në këtë pozicion deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu (lexo ketu). Ndërkohë që ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i opozitës për seancën e re parlamentare. 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës

Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës