Nesër nuk do mund ta riktheni dot kohën pas/ Çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot?

Nesër nuk do mund ta riktheni dot kohën pas/ Çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot?

DASHI

Dashuria do jete mbi gjithçka gjate kësaj dite dhe ju do bëni çfarë te keni ne dore për te mbajtur një klime sa me te ngrohte. Për beqaret priten flirtime dhe joshje, por për te hedhur hapa me rëndësi nuk do jete momenti i duhur. Situata financiare do jete përgjithësisht e kënaqshme. Do jeni shume te kujdesshëm me shpenzimet dhe do mendoni me tepër për te ardhmen.

DEM

Ju qe keni një lidhje do ndiheni shume me mire gjate kësaj dite sepse do arrini ta forconi marrëdhënien me partnerin dhe do i zgjidhni edhe hatërmbetjet. Beqaret do jene me te bindur për hapat qe duhet te hedhin dhe nuk do ngurrojnë te tentojnë. Ne planin financiar mire është te merrni disa masa strikte sepse ne te kundërt situata do përkeqësohet mjaft. Nesër nuk do mund ta riktheni dot kohen pas.

BINJAKET

Gjate kësaj dite do keni ide te mrekullueshme si ta bëni marrëdhënien ne çift sa me te bukur dhe do arrini atë qe dëshironi. Mbrëmja ka për te qene edhe me e këndshme. Beqaret do kenë me shume se kurrë nevoje për qëndrueshmëri dhe do bëjnë te pamundurën për te filluar një lidhje me një person qe e njohin prej kohesh. Jupiteri do ua mbroje sektorin e financave dhe nuk do keni aspak probleme.

GAFORRJA

Nëse nuk arrini të menaxhoni ndryshimet e shpeshta te humorit gjate kësaj dite keni për te pasur probleme vërtet serioze. Tregohuni disi me largpamës. Beqaret nuk do zhgënjehen nga ftesat qe do marrin përkundrazi ato do i përmbushin edhe me tepër shpirtërisht. Ne planin financiar duhet t’i logjikoni me mire gjerat para se te veproni. Po bëtë gabime do përballeni me pasoja te renda.

LUANI

Fale mbështetjes se planetëve jeta juaj ne çift do jete shume e bukur. Nuk do keni me kundërshtime me partnerin dhe do mendoni me tepër për te ardhmen. Beqaret do ndihmohen nga Plutoni, i cili do ju sjelle persona intelektuale dhe me shume bote. Ne planin financiar, nëse kujdeseni sa duhet, gjendja ka për te mbetur e kënaqshme. Po e tepruat me shpenzimet do keni vështirësi.

VIRGJERESHA

Për ju te dashuruarit çdo gjë ka për te ecur me se miri gjate kësaj dite. Do e dini mire çfarë rruge te ndiqni për te arritur atë qe keni dëshiruar gjithë këto kohe. Për beqaret do shtohen mundësitë për takime. Sot ata me siguri qe mund te mendojnë me seriozisht për një lidhje. Për financat Merkuri do jete i favorshëm. Ai do ju beje me te logjikshëm dhe do krijoje mundësitë e duhura për disa investime me tepër.

PESHORJA

Nëse lidhja juaj ka probleme, sot duhet te bëni te pamundurën te gjeni një zgjidhje. Po i late gjerat pas dore situata mund te marre tatëpjetën. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime me disa persona dhe asgjë me shume sesa aq. Gjithsesi le te bëjnë çfarë t'iu thotë zemra. Ne planin financiar do ju duhet me tepër maturi dhe kujdes ne mënyrë qe situata mos ketë probleme.

AKREPI

Dite e mbushur me mosmarrëveshje, debate dhe zënka te forta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do ju duhet te bëni edhe disa zgjedhje te vështira. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe te mbushur me mundësi për takime interesante. Do ju duhet thjesht ta shfrytëzojnë çdo moment. Nëse tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet, financat nuk kane për te pasur tronditje.

SHIGJETARI

Ka rrezik qe tensioni te mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here do jeni nervoze e agresive. Nuk do jeni aspak ne humorin e duhur për te hedhur hapa me tej. Beqaret nga ana tjetër do kenë një takim vërtet interesant, por do bëjnë mire te mos hedhin menjëherë hapa. Le te presin pak kohe dhe do ndihen edhe me te sigurte. Financat nuk do jene problematike.

BRICJAPI

Dite e mbushur me pasion te madh do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni jashtëzakonisht mire me partnerin dhe nuk do doni qe te shkëputeni asnjë çast prej tij. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe te kujdesshëm kur te joshin sepse do bëjnë shume persona xheloze te cilët do mundohen t'iu pengojnë. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës me fat.

UJORI

Marrëdhënia juaj ne çift do jete tej mase delikate sot. Nuk do merreni vesh aspak me partnerin dhe nga ana tjetër nuk do bëni as tolerimin me te vogël. Beqaret do kujdesen me tepër për pamjen e tyre dhe do marrin ftesa mjaft interesante. Buxhetin do mundoheni pak nga pak ta stabilizoni sot. Përveçse do ulni shpenzimet keni për te pasur edhe mbështetjen e familjareve.

PESHQIT

Xhelozia e tepruar do ju prishe shume pune sot ju te dashuruarve. Do e bëni partnerin te ndihet shpeshherë keq dhe mund te kërkojë edhe distance për pak kohe. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe sepse mundësitë qe do jepen sot për takime, nuk do jene ato te duhurat. Financat do vazhdojnë te mbeten te mira falë shumes se majme qe keni marre nga një pune e mbaruar me sukses.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv