Nesër pritet përkeqësim i motit, Drejtoria Portuale Vlorë ndalon daljen në det për disa mjete lundruese! Në Durrës bëhet thirrje për marrjen e masave

Nesër pritet përkeqësim i motit, Drejtoria Portuale Vlorë ndalon daljen në det për disa mjete lundruese! Në Durrës bëhet thirrje për marrjen e masave

Duke filluar nga dita e nesërme, pritet që kthjellimet t’ua lënë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut që do të përfshijnë gjithë territorin e vendit. 

Drejtoria Portuale në Vlorë, bën me dije se nga data 16 janar deri më 19 janar do të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese si dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. 

Ndërsa kërkohet marrja e masave për sigurimin e mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës. Sa u takon anijeve të transportit ndërkombëtar detar ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Në lidhje më këtë parashikim për përkeqësimin e motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve lundruese, që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve.

‘Njoftim për përkeqësim të motit! Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datën për 16-17-18 Janar 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar në orën 01:00 të datës 16 Janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit Shqiptar. Era do të jetë me drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për lundrimin e sigurtë për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve por edhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.’- njofton drejtoria Detare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Përkeqësimi i motit, drejtoria Detare Vlorë: Ndalohet dalja në det e mjeteve lundruese dhe të peshkimit

1673269265_finalprojekt.00151624.Still004.jpg

Drejtoria Detare në Vlorë, për shkak të parashikimeve për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët në vijim, bën me dije se nga data 16 janar deri më 19 janar do të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese si dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

‘Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 16-17-18-19 Janar 2023 duke filluar nga ora 01:00 datë 16.Janar.2023  në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. 

1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE - NISJES GJATË DATAVE 16-17-18-19 JANAR 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE TË NJOFTOHEN PËR MARJEN E

MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e konstuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  16-17-18-19 Janar 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00.’- njofton drejtoria Detare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja