Nesër pritet që të lirohet nga 
burgu kryebashkiaku shqiptar 

Nesër pritet që të lirohet nga <br />burgu kryebashkiaku shqiptar <br>
Kryetari i bashkisë së Pustecit në Shqipëri, Edmond Themelko sipas të gjitha gjasave nesër do të dalë nga burgu në Maqedoni. Gjykata Themelore të premten vendosi vazhdimin e masën e paraburgimit për 30 ditë të tjera, dje Këshilli penal e tjetërsoi vendimin dhe morri masë më të butë, “arrest shtëpiak” për Themellkon.

Prokuroria Speciale u dakordua që kryetari i Pustecit për shkak të gjendjes shëndetësore të qëndrojë në arrest shtëpiak dhe nesër pritet që të lirohet nga burgu, shkruan Alsat.

Ai akuzohet në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore së bashku me kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski i Martin Protugjer.

Edmond Themelko akuzohet se ka pajisur me dokumente maqedonase banorët në Pustec, duke i porositur se për cilën parti të votojnë në zgjedhjet e Maqedonisë në vitin 2013.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje