Nesër pritet shembja e disa banesave të tjera, banorët e ‘5 majit’ e zhvendosin protestën te ARRSH: Më mirë na çoni ushtarë në Ukrainë se të na trajtoni në këtë mënyrë

Nesër pritet shembja e disa banesave të tjera, banorët e ‘5 majit’ e zhvendosin protestën te ARRSH: Më mirë na çoni ushtarë në Ukrainë se të na trajtoni në këtë mënyrë

Një ditë para aksionit tjetër të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në zonën e ‘5 Majit’ për shembjen e disa banesave, banorët e kësaj lagje kanë protestuar sërish ditën e sotme, ndërsa e kanë spostuar protestën në dyert e ARRSH-së.

Banorët e ‘5 majit’, Laprakës dhe Paskuqanit, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, kanë kërkuar përgjigje nga ky institucion. Një nga banorët, debatoi me punonjësin, të cilit i tha që më mirë t’i regjistrojnë për ushtarë në Ukrainë, sesa t’i trajtojnë në këtë mënyrë. Banori u shpreh se duan ta dinë se kush fshihet pas këtij krimi.

“Kush fshihet pas këtij krimi, Lulzim Basha, Edi Rama kush fshihet pas këtij krimi? Këtë duam ne. Na thuhet se do na jepen shtëpi me qira, dilni kontrolloni nëse gjeni një shtëpi me qira edhe unë do ta marr. Cilin do të nxjerrin jashtë që të futemi ne. Kjo nuk është pjesa jote, por ti duhet t’ja përcjellësh eprorit tënd. Më mirë  na regjistroni ushtarë për në Ukrainë dhe e mbyllim këtë kapitull”, u shpreh banori.

Nga ana tjetër, punonjësi i ARRSH sqaron banorët duke i thënë se nuk do të ketë asnjë veprim për prishjen e banesave deri në trajtimin e plotë të tyre.

“Asnjë objekt nuk do të cenohet deri në trajtimin e çdo pronari. Kjo është e sigurt. Nëse firmat sot janë në terren janë në terren sepse është kantier ndërtimi. Nuk ka për ti cenuar prona derisa ju të trajtoheni sipas ligjit. Do merren të gjitha masat. Unë në këtë zyrë kam për detyrë tju sqaroj për ligjin e shpronësimeve. Për të tjera bëni përgjigje me shkrim dhe unë do t’jua përcjell”, tha punonjësi i ARRSH.

Pas protestës te ARRSH, banorët janë zhvendosur para dyerve të bashkisë, ku kërkojnë që ajo të hartojë me to një marrëveshje të re, ndërsa shprehen se marrëveshja e propozuar nga autoritete është e njëanshme.

‘Nesër ndodhin shembjet, i kujtojmë bashkisë që ta rimendojnë marrëveshjen. Të vendosë ku dhe kur pasi po shkelin ligjin me të dyja këmbët. Ky është paralajmërim. Nga 13 shtëpi që janë pa leje jam gjobitur vetëm unë, arsyeja për ndërtim pa leje. Gjoba vendoset nëse ajo shtëpi do të mbahet, por jo në momentin kur është vendosur që të shembet. Sot do të bëjmë ankimim në gjykatë dhe do të bëjmë kallëzim ndaj inspektorëve të zonës, të cilët kanë thënë se kanë bërë inspektim në zonë.’- u shpreh nga banoret.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trrnakop Kacija: 22/02/2022 08:06

    Shkoni te Saliu qe ju solli nga malet dhe zaptuat pronat e pronareve sipas ligjit te xhungles Zapto dhe nderto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër