Nesër protesta,degët e PD gati
për 'luftë', jepen porositë e fundit

Nesër protesta,degët e PD gati<br />për 'luftë', jepen porositë e fundit<br>
Degët e partisë Demokratike në mbarë vendin po zhvillojnë përgatitjet e fundit një ditë para protestës së madhe të opozitës, nesër në orën 12:00 në kryeqytet. Report Tv ka parë nga afër organizimin e degëve të PD në rrethe, të cilat pritet të nisin drejt Tiranës një numër të madh simpatizantësh, për t’iu bashkuar protestës.

Krerët e PD pohuan për Report Tv se qytetarët janë porositur të bëjnë një protestë paqësore dhe të shmangin përplasjet me policinë. 

Lezhë, kreu i PD, Paulin Marku: Besoj se do jetë një shifër mbi 2000-2500 qytetarë lezhjanë, që do të vijnë nesër në orën 12:00. Do të krijojmë kushte për të gjithë qytetarët, që të vijnë në protestë. Janë porositur që protesta të jetë paqësore dhe të mos ngacmohen trupat e policisë. Ata janë njerëzit tanë dhe kanë misionin e tyre dhe ne misionin tanë. Gjithashtu, janë porositur qytetarët që protesta do të jetë e organizuar, në mënyrë që ta kalojmë atë paqësore dhe në interes të qytetarëve.

Fier, kreu i PD, Luan Baçi: PD vazhdon prej ditësh përgatitjet për protestën. PD ka përvojë të mirë në organizimin e protestave. Nesër pritet një protestë masive me përmasa të gjera. Do të jetë jnë protestë popullore, është një revoltë e brendshme e qytetarëve që kërkojnë të ndryshojnë këtë qeveri të paaftë. Janë në dispozicion shumë mjete, që i kanë ofruar vetë qytetarët, do të ketë dhe autobusë nga bashkia, nuk kemi pse ta mbajmë të fshehtë. Janë shumë qytetarë që do t’i bashkohen protestës. Protesta do të jetë paqësore, e fortë, e qëndrueshme. Do të detyrojmë qeverinë të përulet para qytetarëve. Nesër është fillimi i protestave, do të jetë 4-5 orë, e vendosin njerëzit. Do të ketë një pjesëmarrje masive. Është e drejta jonë të rrimë me orë të tëra për të detyruar qeverinë të ndryshojë. 

Gjirokastër, kreu i PD, Roland Bejko: Nga Qarku i Gjirokastrës pritet të vijnë në kryeqytet rreth 1000 protestues. 

Kukës: Do të ketë një pjesëmarrje masive. Nga dega e PD Kukësi do të vijnë rreth 1200 qytetarë, nga Hasi rreth 250 dhe nga Tropoja rreth 600. Pra, nga Qarku i Kukësit do të vijnë rreth 2 mijë protestues.

Nga Saranda do të vijnë rreth 200 protestues. Qytetarët do të nisen në orën 04:00 të mëngjesit me autobusë dhe makina të tjera.  

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane