Nesër tubim në 11:00, 'profesionistja' e protestave: Masat e qeverisë s'na mbrojnë nga abuzimet! Të hiqet taksat e naftës, ajo e qarkullimit dhe TVSH e produkteve të shportës

Organizatorët e protestës për rritjen e çmimeve kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta që edhe mund të përshkallëzohen duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë. Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet që të zhvillohet protesta në Tiranë, ku qytetarët do të mblidhen  nga e gjithë Shqipëria për të marshuar nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.

Në vlerësim të masave të marra deri më tani nga qeveria për të shmangur abuzimet me çmimet e naftës dhe produkteve të shportës, 'profesionistja' e protestave Rezarta Çaushaj tha se ato nuk janë të mjaftueshme dhe se  nuk ofrojnë garanci që nuk do abuzohet me çmimet e tyre. Çaushaj është një figurë që shihen në çdo protestë që nga ajo kundër shembjes së Teatrit, protestë kundër parkut të lojërave të Liqeni e shumë të tjera dhe duket se sot është edhe organizatore e protestës kundër rritjes së çmimeve.

"Prej më se një jave kemi protestuar të gjithë së bashku duke kërkuar nga qeveria masa në ndihmë të konsumatorëve dhe bizneseve për të përballuar krizën drastike të çmimeve. Qysh pas ditës së parë të protestës pamë se si u ndryshua qëndrimi nga "Qeveria nuk mund të ndërhyjë, duhet të shtrëngoni rripin, të kurseni, të ecni në këmbë..." në "Qeveria ka gati paketë masash". Me vazhdimin e protestave, më pas u kalua në "Qeveria ul çmimin e karburantit", për  të vijuar me "Qeveria përgjysmon furnizimin me karburant të institucioneve" dhe së fundmi, "Qeveria do të ulë çmimin e disa produkteve ushqimore". Ne sajë të protestave dhe zërit të qytetarëve, qeveria nisi të bëjë detyrën e saj për kontroll të ngritjeve abuzive të çmimeve dhe marrjes se masave!! Brenda një jave janë shpallur 3 paketa anti-krizë dhe është vënë në lëvizje një fushatë e pandalshme për të bindur qytetarët mbi vlefshmërinë e masave. Për t'i bindur qytetarët që të mos dalin në shesh! Por, a i përgjigjen masat nevojave të qytetarëve në kohë krize?! Jo, ato janë të pamjaftueshme! Shumica e tyre nuk ofrojnë garanci që çmimi i naftës dhe produkteve të tjera do të qëndrojë i ulur në mënyrë të qëndrueshme dhe që qytetarët nuk do të jenë më pre e vjedhjes dhe abuzimeve", tha aktivistja

Pjesë e kërkesës së protestave janë ulja e barrës fiskale, hetim dhe mbikëqyrje për mirëfunksionim të tregut dhe mbështetje për biznesin dhe shtresat vulnerabët, të cilat i kanë shprehur në 7 pika.

Kërkesat e protestuesve
-Heqje i taksës së qarkullimit
-Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë
- Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.
- Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës
- Përcaktim i minimumit jetik.
- Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

Protesta kundër rritjes së çmimeve o zhvillohen prej ditësh në të gjithë vendin, ndërsa qeveria deri tani ka ngritur një bord për transparencën e Karburantit dhe një për çmimet e shportës pikërisht për të shmangur abuzimin me çmimet dhe që qytetarët të njihen me çmimet reale. Gjithashtu qeveria ka ndërmarrë edhe një paketë të rezistencës sociale për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në përballimin e pasojave të krizës si pasojë e luftën në Ukrainë.   

Paketa qeverisë
1.    36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
2.    Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë  përfitues)
3.    14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
4.    5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase
5.    Nga muaji prill:
-    Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
-    Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë 
-    Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
6.    Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
7.    200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 18/03/2022 19:13

    S'kanë faj kur shijnë me gjoja protesta, duan vëmëndje ...nuk e di a shkon tek liqeni kjo "profesionistja" tek këndi i lojrave? Tani që fëmijët shijojnë punën e bërë nga bashkia? Ata vetëm vonuan punën e bashkisë disa muaj, edhe me unazën e vonuan 2 vjet, dhe tani protestojnë për të nxirë Tiranën meqënëse është kryeqyteti i rinisë. Protesta nuk vë kushte, jep mendim e propozon sigurisht duke arsyetuar me mëndje të ftohtë, e jo për interes të politikanëve që populli me votë i tregoi vëndin. Pastaj protesta nëse është në interes të popullit, nuk i bllokon hapsirat njerëzve. Kjo protesta që reklamohet me zhurmë, si lajm i parë nga të gjitha televizionet (kur thonë që Rama i ka kapur TV-të), mban erë MUT(më falni për shprehjen). Të bëhej në kohën e Berishës, do ishte shpallur gjëndje e jazhtzakonshme dhe Gazidedja e kish vënë pikën mbi i, ja kish gjetur vëndin si Remzi Hoxhës. Këto 8 vjet, nuk mjaftuan fatkeqësitë natyrore, por dhe protestat pa motiv që kanë prishur pronën publike dhe nuk është ndëshkuar askush, kane prishur qetësinë publike, i kanë detyruar shqiptarët të votojnë ata që nuk shkatërrojnë, e që bëri PD-në kashtë e koqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë