Nesër reshje shiu, të premten rikthehet dielli, javën tjetër vjen i nxehti afrikan

Reshjet e shiut do të përfshijnë gjithë vendin gjatë ditës së enjte, por ato nuk do të zgjasin shumë pak pasi e premtja do të risjellë sërish diellin dhe temperaturat e larta, të cilat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Lajmi i mirë u dha nga meteorologia, Adiola Bami, gjatë një lidhje live për Report Tv.

Kemi vranësira dhe do të kemi reshje shiu gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Edhe dita e enjte do të sjelle vranësira dhe reshje. Në jug pritet të ketë edhe rrebeshe shiu.

Në zona të veçanta do të ketë edhe mini-stuhi breshëri. Dita e nesërme do sjellë reshje edhe në zonat perëndimore dhe në zonën bregdetar. E premtja do të risjelle diellin në të gjithë territorin.

Sot do të kemi freskim të motit duke bërë që vlerat maksimale të zbresin në 25-26 gradë. Dita e enjte do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave. Është një situatë e përkohshme. Fundjava do të jetë me diell dhe rritje temperaturash.

Në rajon do të kemi tërheqje të masave ajrore të ngrohta. Javën që vjen do ketë temperatura të larta që vijnë nga veriu i Afrikës”, tha meteorologia Bami. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë