Nesër Samiti në Trieste, çfarë do
të vendosë Merkel për BallkaninAnaliza/ Angazhimi i BE-së në Ballkan

Samiti i Ballkanit Perëndimor 2017 do të mbahet më 12 korrik në Trieste të Italisë. Samiti do të shërbejë si një rast i rëndësishëm për të punuar së bashku në forcimin e mundësive konkrete duke nxitur bashkëpunimin rajonal me qëllim të zhvillimit të shoqërive gjithëpërfshirëse, qeverisjes së mirë dhe ekonomive vibrante, duke avancuar më tej perspektivën e integrimit të Bashkimit Evropian në rajon.
 
Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politika të Sigurisë/Nënkryetare e Komisionit, Johannes Hahn Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit dhe Violeta Bulc, Komisionere për Transport do të marrin pjesë së bashku me shefat e Qeverisë, Ministrat e Ekonomisë dhe Ministrat e Transportit të Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tyre nga gjashtë shtete anëtare të BE-së (Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia).
 
Diskutimet do të fokusohen në tri fusha kyçe të bashkëpunimit rajonal: 1) Lidhshmëria, 2) Integrimi rajonal ekonomik/zhvillimi i sektorit privat dhe 3) Kontaktet mes njerëzve.
 
Në fushën e lidhshmërisë, fokusi do të jetë në implementimin e Agjendës së lidhshmërisë, e cila synon krijimin e kushteve për rritje ekonomike dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, në veçanti përmes përgatitjes dhe financimit të projekteve konkrete të investimeve në infrastrukturë rajonale në sektorët e transportit dhe energjisë.
 
Gjatë Samitit, Komisioni Evropian do të prezantojë fonde të reja të konsiderueshme si pjesë e “pakos vjetore të lidhshmërisë”. Për më tepër, partnerët e Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë Traktatin e Komunitetit të Transportit, i cili do të ndihmojë në integrimin e rrjeteve të transportit në rajon dhe me BE-në dhe do të udhëheqë masat reformuese në sektorin e transportit.
 
Në lidhje me integrimin ekonomik rajonal, partnerët e Ballkanit Perëndimor pritet të bien dakord mbi një plan veprimi për të zhvilluar një Zonë Ekonomike Rajonale me qëllim të rritjes së tërheqjes të rajonit për të rritur investimet dhe për të gjeneruar vende pune, veçanërisht nëpërmjet rritjes së zgjuar, bizneseve të reja dhe rritjes së kapacitetit.
 
Për herë të parë në kuadër të procesit të Berlinit, pjesë e planit të veprimit është edhe një dimension digjital: kjo do të kontribuojë në integrimin e rajonit në tregun digjital panevropian. Forumi i Investimeve të Odës së Ballkanit Perëndimor, i cili mbledh odat e tregtisë së rajonit, do të inaugurojë Sekretariatin e Përhershëm në Trieste në margjinat e Samitit: përfshirja e komunitetit të biznesit do të kontribuojë në kthimin e Zonës Ekonomike Rajonale në mundësi konkrete për kompanitë në rajon. Për zhvillimin e sektorit privat, Komisioni do të rrisë mbështetjen e tij ekzistuese për NVM-të përmes një kontributi të ri në programin e zhvillimit të ndërmarrjeve dhe inovacion për Ballkanin Perëndimor si dhe në nxitjen e investimeve më dinamike.
 
Sa i përket kontakteve mes njerëzve, Komisioni Evropian së bashku me qeverinë italiane është duke organizuar një forum rinor të BE-Ballkanit Perëndimor në margjinat e Samitit për të vlerësuar rezultatet e arritura që nga viti i kaluar dhe për të eksploruar fusha të tjera të bashkëpunimit. Përfundimet e forumit të të rinjve do të prezantohen gjatë Samitit.
 
Forumi dhe Samiti do të shërbejnë gjithashtu për të nxitur pjesëmarrjen në programin e shkëmbimit Erasmus, i cili feston përvjetorin e tij të 30-të këtë vit dhe është zgjeruar me sukses në Ballkanin Perëndimor. Bazuar në rezultatet e forumit të të rinjve, Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) do të zhvillojë më tej programin e saj të punës për të nxitur bashkëpunimin midis të rinjve të rajonit. Gjatë Samitit, liderët politikë pritet të rikonfirmojnë angazhimin e tyre ndaj një skeme shkëmbimi për shërbyesit e rinj civilë nga rajoni, e cila u lansua në Samitin e Ballkanit Perëndimor të vitit të kaluar në Paris dhe ka treguar rezultate shumë pozitive. Italia është nikoqire e Samitit të katërt vjetor në kuadër të "Procesit të Berlinit", një iniciativë për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, e cila pason pas Samiteve në Berlin (2014), Vjenë (2015) dhe Paris (2016).
 


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur