Nesër sfida me Poloninë në stadiumin 'Air Albania', Balla mbledh strukturat lë porositë: Asnjë huligan në stadium

TIRANE- Të dielën në stadiumin 'Air Albania" është sfida Shqipëri – Poloni e vlefshme për kualifimin në Euro 2024. UEFA e ka cilësuar me risk të lartë ndeshjen Shqipëri-Poloni ndaj Ministri i Brendshëm kërkoi nga policia e shtetit masa të forta sigurie dhe aplikimin e penalizimeve të përjetshme për ata që cënojnë sigurinë.

"Jemi në kohën e duhur për të komunikuar me publikun dhe për të thënë qartë se gjithkush që vjen në stadium, me mendjen për të shkulur stolat e stadiumit dhe për t’i hedhur ato në fushë, apo për të shkaktuar akte të tjera huliganizmi dhe këtu me Federatën Shqiptare të Futbollit duhet të jemi shumë të qartë, për të marrë masa drastike, natyrshëm pjesën penale, por dhe për të mos lejuar përjetësisht persona të caktuar që të hyjnë në stadiume. Britania e Madhe është shembulli më kuptim plotë i ndryshimit drastik, por dhe Shqipëria nuk ka pse bën përjashtim në këtë" tha Balla.  

Balla tha se fjalën e fundit për këdo që hyn në stadium duhet ta thotë policia.

"Kemi kohën e duhur në dispozicion për të evidentuar personat me precedent huliganizmi, në të dy tifozëritë edhe në atë shqiptare edhe në atë polake. Edhe me palën polake duhet të jemi shumë të qartë dhe personat të cilët nga komunikimi me Policinë e Shtetit Polak, na rezultojnë që kanë precedent në ngjarje huliganizmi të mos lejohen fare të hyjnë në stadium edhe nëse posedojnë një biletë të vlefshme, sepse vendimin përfundimtar për të hyrë apo jo në stadium e merr Policia e Shtetit"  vijoi Balla.  

Pak orë pas këtij takimi policia e shtetit njoftoi disa prej masave që përfshijnë kufizime qarkullimi gjatë datës 10 shtator 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Portat e hyrjes në stadium, do të hapen të dielën në orën 17:00 ndërsa policia kujtoi se do të ushtrojë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes së banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike monedha metalike, çadra, çakmak, karikues telefoni dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën. Policia tha se hyrja e pa autorizuar në fushë apo hedhja e sendeve dënohen me gjoba dhe me burgim.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”;
-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Polonia që renditet në vendin e 3 në grup, me 1 pikë më pak se Shqipëria, do tentojë të mposhtë kuqezinjtë në "Air Albania' për ti marrë vendin, pasi dy përfaqësueset e para shkojnë në Europian. Të dielën Shqipëria do ketë ndihmën e madhe të tifozëve, pasi 22 mijë biletat janë shitur me kohë, ndërsa sfida do të gjykohet nga një katërshe arbitrash nga Spanja me kryesor Jose Maria Sanchez. Ndeshja e parë për eliminatoret e Euro 2024, u zhvillua me 27 mars në Varshavë dhe u fitua 1-0 nga polakët me golin e Sëiderskit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • brozalin: 09/09/2023 09:30

    Fitoren me Polonin e paskemi te sigurte, mbasi huliganet do t' rrinë urtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?