Nesër Skoci-Shqipëri, Panucci: Duam fitoren, fatale nëse bëjmë gabimet si me Izraelin

Nesër Skoci-Shqipëri, Panucci: Duam fitoren, fatale nëse bëjmë gabimet si me Izraelin

Christian Panucci

“Shqipëria nuk ardhur në Skoci për të marrë një pikë, por për ta fituar ndeshjen”. Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci  pas mbërritjes në Skoci, në konferencën për mediat një ditë para takimit është shprehur se synon që të marrë tre pikët e plota edhe në ndeshjen e dytë, pas asaj me Izraelin.

Kemi ardhur për të kërkuar fitoren. Do të luajmë ndaj një skuadre të plagosur në një ambient të vështirë, që ka humbur 4-0 me Belgjikën. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Kemi respekt për Skocinë, por në do luajmë shanset tona. Nuk jemi favoritë, jemi në të njëjtin nivel tri skuadra.

Christian Panucci 

Në Skoci e mbajnë mend trajnerin e Shqipërisë, pasi në vitin 2007, kur ishte lojtar me kombëtaren italiane shënoi një gol në “Hampden Park” që iu hoqi vendasve mundësinë për të luajtur në Euro 2008. Tekniku e kujton këtë moment si ndër më të bukurit në karrierë, por tani mendon për atë që do të ndodhë nesër.

Ka qenë një nga ditët më të bukura të karrierës sime, kam shënuar, por tani jam trajner i Shqipërisë. 

Christian Panucci 

Por çfarë do të ndryshojë italiani nesër në krahasim me skemën në ndeshjen me Izraelin?

Nëse bëjmë gabimet e pjesës së parë me Izraelin do të jetë fatale për ne. Duhet të jemi shumë më të përqendruar për të mos kryer asnjë gabim. Do të ndryshojë diçka për një lojë të mirë, por shpresoj të bëjmë zgjedhjet e duhura.

Christian Panucci 

Ndeshja mes Skocisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në Glasgow, ndërsa kuqezinjtë e fituan ndeshjen e parë në grup përballë Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Vazhdon estrada me lojtarët e grumbulluar në kombëtare, Panuçi ia vë fajin FSHF-së

Vazhdojnë çudirat me Kombëtaren por edhe me FSHF-në! Të gjitha mediat e marrin vesh nëpërmjet Ergys Kaçes që grumbullimin apo rithirrjen në Kombëtare e tregon vetë nëpërmjet postimit në Instagramin e tij. Ndërkohë, i pyetur për rikthimin e Kaçes, se pse është mbajtur i fshehtë dhe nga ana e FSHF-së nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar, trajneri Kristian Panuçi, thotë se e ka thirrur sepse nuk ka gati Andi Lilën!

Dashur pa dashur, trajneri Panuçi del blof, sepse edhe për Andi Lilën askush nuk e di pse nuk është në grumbullim për ndeshjen e nesërme ndaj Skocisë. Kjo tregon edhe një herë, një mungesë të theksuar serioziteti në kombëtaren tonë.

Ndërkohë, trajneri Kristian Panuçi, në konferencë thotë se nuk është faji i tij, por i kalon “topin” FSHF-së dhe shefit të marrëdhënieve me shtypin Gerti Çarrçanin. “Pyesni Çarçanin, e ka ky fajin, nuk e kam unë që nuk është publikuar në media për largimin e  Grezdës”. /Vipsport.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot