Ditën e dielë, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.
Për të gjithë ju që do të udhëtoni, duhet tw merrni parasysh se era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina. Në brigjet e Jonit, stuhi ere. Kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë. Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.
Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:
zonat malore -6ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC