Shoqatat atdhetare kanë njoftuar mbajtjen e një tubimi nesër në orën 11:00 në Gjirokastër, në sheshin "Çerçiz Topulli", si një protestë për shqiptarët e vrarë në Greqi ditët e fundit. Janë jo pak, por katër persona nga Shqipëria që kanë humbur jetën, dy prej tyre në rrethana ende të paqarta. Kur mbeten vetëm pak orë nga ky tubim, është gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha i cili njofton në rrjetet sociale se policia ka miratuar lejen dhe tubimi do të zhvillohet sipas programit të mëparshëm përpara bustit të heroit Çerçiz Topulli, i cili ndodhet pranë konsullatës greke në Gjirokastër.
Policia e Shtetit, respektivisht Drejtoria e Qarkut te Gjirokastres sapo ka miratuar kerkesen e Forumit Djemte e Laberise per tubimin e dites se shtune, me 8 dhjetor 2018, ne oren 11:00, ne sheshin me emrin e heroit "Cerciz Topulli", te qytetit te Gjirokastres... Ftese per cdo bashkekombas brenda dhe jashte vendit, te jete i pranishem neser paradite i veshur me simbole kombetare, flamur dhe shall kuqezi... "Kush ka nje flamur(kuqezi) le te rrembeje, kush ka nje zemer(kuqezi) mos e kurseje..."
Artan Hoxha, gazetar i Report Tv
Gazetari Artan Hoxha do të ndjekë nga afër në Gjirokastër si tubimin në qendër të qytetit ashtu edhe homazhet për të 40-at e Konstandin Kaçifës në Bularat. Më herët, gazetari investigativ i Report Tv ka informuar se në Gjirokastër ndodhen forcat RENEA dhe ato të anti-terrorit të cilët po mbajnë në survejim kufirin e gjelbër me Greqinë, pas dyshimeve se ekstremistë grekë, ndër ta edhe persona të shpallur "non grata" nga autoritetet shqiptare, mund të hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kaçifan.
Sipas organizatorëve, nisja nga Tirana do bëhet në orën 04:30 të mëngjesit të ditës së shtunë me autobusë nga sheshi "Nënë Tereza", ndërsa udhëtimi do të jetë falas.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.2%
-
Pak
12.3%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koalicioni 'Nisma-Shqipëria Bëhet' prezanton kandidatët, Lapaj: Angazhim për lista të hapura dhe ndryshim të sistemit
23 Mars, 11:47
-
“Po bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes'/ Rama operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin
23 Mars, 11:31
-
Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën (VIDEO)
23 Mars, 11:25
-
Mesha e parë e Kryepeshkopit Joan, për besimtarët që u shërbeu 27 vite: Ne sot jetojmë në një errësirë shpirtërore! Na duhet besim
23 Mars, 11:22
-
'Parkime gjatë gjithë vijës bregdetare', Rama në Vlorë tregon projektin: Do ndërtohen mbi dhe nëntokë! Do frenojmë dhe informalitetin e apartamenteve me qira
23 Mars, 11:16
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'
23 Mars, 10:58
-
Rama ironizon Bashën: Ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, nuk e çoi dot deri në Durrës se e zuri gjumi! Shpresoj mos ta kërkoni si kryetar bashkie
23 Mars, 10:56
-
Ndreu: Hotelet që s’kanë stacione, s’do vendosin shezlongë! Kryeministri ma përmend shpesh ‘njollën e policit’
23 Mars, 10:42
-
'Bëni hile të madhe, në 2026 fund informalitetit në turizëm! Rama 'dush të ftohtë' operatorëve në Vlorë: Deklaroni netët e fjetjes, nëse s'doni inspektorët tek dera! Ja plani
23 Mars, 10:33
-
Përdornin qendrat e masazheve për prostitucion, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq dy vëllezërit (EMRAT)
23 Mars, 10:23
-
Rama e mbyll takimin e Vlorës me batuta: Damiani është kokëfortë, nuk është dakord me mua
23 Mars, 10:18
-
Mesha e parë e Joani Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse! E mban në Korçë, aty ku besimtarëve i shërbeu për 27 vite
23 Mars, 10:09
Fatkeqsishte nuk ndodhem ne shqiperi por shprehe ngushellimet e mia familjeve .por me zemer KUQ E Zi jam me ju.Te behemi Zoter te vendit e njerezve tane
Përgjigju