Gjykata Evropiane e Drejtësisë, tha të hënën se Mbretëria e Bashkuara mund të anulojë njëanshëm BREXIT-in, duke shtuar shpresat e pro evropianëve para votimeve në Parlamentin Britanik për marrëveshjen e kryeministres Theresa May, për largimin nga Bashkimi Europian.
Vetëm 36 orë para votimit të së martës, Gjykata tha se Londra mund të tërheqë njëanshëm dhe pa dënime artikullin e 50 për largimin nga BE-ja.
Qeveria e kryeministres May tha se vendimi nuk do të thotë asgjë meqë nuk ka e ka ndërmend të tërheqë vendimin për t’u ndarë nga Bashkimi Evropian më 29 mars. Por, kritikët e marrëveshjes thonë se vendimi ofron mundësi që ose të shtyhet BREXIT-i dhe të rinegociohen kushtet e largimit, ose të anulohet nëse votuesit britanik ndërrojnë mendje.
“Mbretëria e Bashkuar është e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin për qëllimin e saj për t'u tërhequr nga BE-ja ", thuhet në vendimin e gjykatës.
"Një anulim i tillë, i vendosur në përputhje me kërkesat e kushtetuese, kombëtare, do të kishte efektin që Mbretëria e Bashkuar të mbetet në BE nën kushte të pandryshuara".
E ardhmja e BREXIT-it mbetet thellësisht e pasigurt pasi dhjetëra ligjvënës janë zotuar publikisht të votojnë kundër marrëveshjes së kryeministres May.
Në referendumin e 23 qershorit të vitit 2016, 17.4 milionë votues apo 52 për qind, mbështetën BREXIT-in, ndërsa 16.1 milionë apo 48 për qind votuan për të mbetur pjesë e bllokut. VOA
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.3%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1237
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Non Grata' nga SHBA si Berisha, kush është Milorad Dodik?
22 Mars, 17:17
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
‘Mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, ambasadori Gonzato: Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm! Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK
22 Mars, 09:22
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
Ekskluzive/ Përgënjeshtrohet Berisha, BE për Report Tv: S'ka bllokim negociatash! 2 grupkapituj të tjerë hapen brenda javësh, përgatitje edhe për kapitujt e fundit
21 Mars, 14:20
-
Rama: PS-ja sot sikurse PD-ja më 1992, në momentin dhe kohën e duhur për anëtarësimin e vendit në BE! S’kemi kohë të torollisemi, duam votë të thellë
21 Mars, 09:28
-
Londër/ Zjarr në Heathrow, mbyllet aeroporti, mbi 1300 fluturime të anuluara! Dyshohet sabotazh rus (VIDEO)
21 Mars, 07:30
-
Bruksel/ I treti brenda 6 javësh, mbahet samiti me 27 liderët e BE për luftën në Ukrainë dhe riarmatimin e bllokut: Mbështetje e palëkundur për Kievin, por pa Hungarinë
20 Mars, 18:08
-
BE shtyn tarifat ndaj SHBA-së deri në mes të prillit
20 Mars, 17:32
-
'Mësim' nga IPA dhe IPARD, qeveria strategji për të mbrojtur fondet e BE: Hetim 'pa radhë' abuzimeve, IT e sofistikuar për të 'kapur' shkeljet
20 Mars, 17:17
-
Osmani: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën
20 Mars, 16:55
-
Kryeministri i Kroacisë: BE-ja duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje mungesës së stabilitetit në Ballkan
20 Mars, 14:30